Luftëtari i Koshares hedh dyshimet: Armiku i egërsuar kishte informacione të sakta, goditnin me predha vetëm pjesën ku ishim ne - Bota Sot
Luftëtari i Koshares hedh dyshimet: Armiku i egërsuar kishte informacione të sakta, goditnin me predha vetëm pjesën ku ishim ne

Politika

Luftëtari i Koshares hedh dyshimet: Armiku i egërsuar kishte informacione të sakta, goditnin me predha vetëm pjesën ku ishim ne

Nehat Shaqiri Nga Nehat Shaqiri Më 10 qershor 2019 Në ora: 11:29
Pamje nga Kosharja

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili luftoi në luftën e Koshares, Binak (Rexhaj) Baudin, vazhdon rrëfimin e tij, për luftën e zhvilluar ballë për ballë me armikun serb.

Ai tregon se, se si filluan sulmet e para ndaj armikut serb.

Sipas tij, ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishin të përgatitur dhe kishin përparësi pasi ishin të pozicionuar mirë dhe pritnin serbët në ԭdo qastë.

“Ne nuk e dinim që forcat serbe kishin filluar të depërtojnë brenda vijës së parë pa u vërejtur nga krahu majtë i ushtareve të Abazit, ku nuk ishte e mbuluar me ushtarë një pjesë, por ishte e mbuluar me mitraloz 12.7mm për ta mbrojt atë hapësirë”, tregon ai.

Ai shton se, rreth orës 04:30 filloj të vërehej nga pak pasi që veç filloi të agoi mëngjesi.

“Së pari dëgjonim zërin e Naserit dhe Izetit duke biseduar pasi një erë e letë frynte në drejtimin tonë te pozicioni afër Kroit te Mehmetit, ku Naseri gjithë qëndronte pranë një ahu të cekët kur pushonin luftimet. Çka më shkonte në mendime a thua vetëm po na provojnë sa jemi të gatshëm të qëndrojmë pa lëvizje të heshtur? Por, pas gjysmë ore dëgjohej zëri i Naserit sikur fliste me dikën në radiolidhje, por me një zë shumë të ulët, ku Izeti edhe më tej ishte pranë Naserit, nuk dëgjohej asnjë zë tjetër. Naseri mbeti në pozicionin ku qëndronte deri sa nuk luftohej. Izeti zuri një pozicion më lart dhe u kthye në drejtim të kroit, mirëpo për ne ishte e pa qartë pse ata i zunë pozitat në atë drejtim ku kurrë më parë prej që kishim ardhë në Rrasë të Koshares forcat serbe nuk kishin tentuar të depërtonin në atë pjesë”, tregon ushtari duke shtuar se kohë pas kohe dëgjohej nga një krismë nga arma e Naserit e herë nga e Izetit.

Ai shton se, krahu i djathtë ende nuk kishte vërejtur asgjë dhe pas disa krismave në atë drejtim ku ata ishin më prapa ende nuk vërenin asgjë.

“Me duket se Naserit ju ka lajmërua prapë “Ylli” në radiolidhje ku i ka kërkua që ta kontaktoj Bjeshkën 2, pasi që ai gjendej pikërisht në drejtimin ku ishin vërejt forcat serbe që po depërtonin me agimin e mëngjesit. Për befasi me fillimin e agimit të mëngjesit kanë fillua me i granatua pozicionet tona dhe kanë hapë zjarr nga tri anët ku ju kemi përgjigj edhe ne me zjarr, aty kuptuam se jemi të rrethuar. Zjarri i hapur nga ne në drejtimin e forcave serbe ku veç kishim rezultatet e para ku i shkaktuam humbjet e para në serbë po ashtu edhe të plagosur, neve nuk na kishte mbetur tjetër përveç të luftonim deri në plumbin e fundit dhe të shpresonim se do të vinin përforcimet”, pohon ai.

“Zhvilloheshin luftime që asnjë ditë më parë nuk ishin zhvilluar, armiku përdorte çdo lloj armatimi dhe artilerinë e rendë, armiku ishte përgatitur mirë për ketë operacion sikur i kishte të sakta informacionet ku shtrihemi ne, andaj saktë e goditnin me predha të kalibrave të ndryshëm vetëm pjesën ku gjendeshim në distancë e luftimeve prej 10 deri 30 metra ku egërsohej armiku, po falë që në mesin tonë kishte tre mitraloz të kalibrit të vogël atë mëngjes dhe ishim të gjithë mirë të përgatitur, distanca e luftimeve filloi të ndryshoj herë ofrohej më afër se 10 m, herë largohej 60 m pasi që terreni ishte me mal dhe më larg se 100 m vështir shihej”, vazhdon ai.

Ai thotë se Komandant “Cobra” kishte kërkuar përforcime nga komanda kryesore, por një gjë e tillë nuk ndodhi në drejtimin ku luftonin “Cobrat”, por përse, ai thotë se nuk e din, pse?

“Luftimet bëheshin gjithnjë e më të ashpra, por ne nuk i lëshonim pozicionet tona edhe pse krahu i djathtë nuk dëgjohej dhe nuk dinim a ishin në mbrojtje të pozicioneve ushtarët e “Bjeshkës 1”, apo ishin tërhequr derisa armikut ne i shkaktonim humbje të njëpasnjëshme. Rreth orës 7:00 të mëngjesit plagoset ushtari i parë Petrit Beqiraj djali i axhës së Izetit. Ne ishim akoma të rrethuar nga forcat serbe edhe pse kishim arrit që distancën e luftimeve ta largonim, por rezistenca dhe qëndresa jonë ishte edhe më e fortë, pasi kishim si pozicione mbështetëse vetëm pozicionet e vijës së parë të cilat ishin në krahun e majtë dhe ishin diçka më lart dhe më të sigurta nga pozicionet ku filluam luftimet, mirëpo edhe këto pozicione ishin shumë të përshtatshme për ti vazhduar luftimet dhe shkaktuar humbjet sa më të mëdha armikut”, rrëfen ai.

Baudin tregon se pasi u plagos edhe një ushtar i “Cobrave”, Komandant Naser Vllasi, ka kërkuar që të tërhiqen në pozicionet më lartë, por njëkohësisht kanë zhvilluar edhe luftimet duke i bë lëvizjet nga pozicioni në pozicion. Vijon

Lexo edhe këtë:

Luftoi fyt për fyti në Koshare, ja rrëfimi i luftëtarit nga vija e parë e frontit

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...