Kelmendi akuzon rëndë krerët e LDK-së, tregon bashkëpunimet e tyre me argatët e SHIK-ut

Politika

Kelmendi akuzon rëndë krerët e LDK-së, tregon bashkëpunimet e tyre me argatët e SHIK-ut

Nga: D.B Më: 26 qershor 2019 Në ora: 18:59
Ilustrim

Se sa ka shpresa dhe si mund të ndodh një revolucion, i cili do ta ndryshonte gjendjen sociale, ekonomike dhe politike në Kosovë, analisti politik dhe profesori i shkencave politike Jeton Kelmendi ka thënë për “Bota sot” se tani për tani nuk shihet ndonjë dritë në fund të tunelit, sa i përket ndryshimit të gjendjes faktike apo revolucioni.

Kjo sipas tij, për faktin se Kosova fatkeqësisht po vetëqeveriset nga njerëz që nuk e duan fare këtë vend. “Dhe kur e them këtë fillimisht duhet të ceki presidentin e vendit Hashim Thaçin i cili është një anti-kosovar si dhe kryeministri Ramush Haradinaj i cili po ashtu në mënyrë tinëzarë krejt sekrete i takon njerëzit e palës serbe në mënyra të fshehtë. Pra kjo qeverisje nuk është e mirë sepse bëhet më shumë për luftë të partive, sesa për vendin. Dhe pikërisht për këtë Kosova është në një gjendje tmerrësisht të keqe e cila është kapur nga një krah i luftës e kryesisht nga Partia Demokratike e Kosovës(PDK). Dhe nëse flasim për atë se e ka shpresë për të dal Kosova nga kjo kauzë, atëherë mund të them se shpresa vdes e fundit. Pra Kosova është fatkeqe për faktin se ka dy shpresa të vogla, të cilat mund ta nxjerrin Kosovën nga kriza dhe ato janë dy subjekte politike, LDK dhe VV.

Sipas tij, pa ardhur një frymë e re në Kosovë dhe pa e çliruar LDK-në nga kjo katandisje nuk do të ketë shpresë.

Image
Jeton Kelmendi

“Përderisa në krye të LDK-së gjinden një person si Lufti Haziri, një tjetër si Haki Rugova dhe si Isa Mustafa, e njerëz të Agim Veliut, LDK-ja kurrën e kurrës nuk do të jetë LDK. Por vetëm shkronjat do ti ketë të njëjta dhe asgjë tjetër. Sepse këta njerëz që janë tani në pushtet, nuk janë asgjë tjetër pos argatë të SHIK-ut dhe të segmenteve të caktuara, me kapot e shtetit me Thaçin, Veselin dhe Haradinaj.E aty ku shihej edhe një shpresë për ndryshim është gjysma e njerëzve mbi 40 për qind të deputeteve që i morën në mandat, e u shitën varësisht në krye misionin e tyre, në mekanizma para politik nga SHIK-u dhe shërbimet tjera të ndihmuara jashtë, ku u formua edhe partia Social Demokratike. Pra edhe këtu prap nuk është çliruar VV, sepse në Vetëvendosje ka akoma njerëz të tjerë, të cilët po tentojnë për ta ndarë këtë subjekt, dhe këtu Abin Kurti e ka vështirë për ta menaxhuar. Pra këto dyja janë e vetmja shpresë sado e vogël, që të jetë për ndryshim. Pra këto dyja e kanë vështirë dhe më këtë opozit-arizëm që po e bëjnë dhe me këtë qasje që e kanë dorën në zemër nuk e meritojnë të jenë fare në pushtet”, ka thënë profesor Kelmendi.

Ai konsideron se fakti tjetër, është edhe  iniciativa e tyre për ta shkarkuar qeverinë dhe për ta quar këtë Qeveri në shtëpi.

“Mendoj se ky qëllim nuk është më, akt opozitar, por është akt patriotik dhe akt moral. Dhe këtu nuk i fajësojë vetëm partitë në pushtet, por edhe opozitën. Pra për këtë klasë politike, dhe për këtë shpresë të vrarë i ka fajet i gjithë populli. Sepse kjo kastë politike është produkt i këtij populli shkurt pamës dhe durimi i këtij populli ka marr fund më, sepse vidhet Bechtel- Enka, vidhet andej, e vidhet këndej, punësojnë familjarë nëpër vende të ndryshme, dhe komplet vidhet populli, vidhet gjithçka për rreth, madje edhe kasta intelektuale. Edhe Akademia është e vdekur, dhe nuk ngritët, sepse është e vrarë politikisht, andaj shpresat janë minimale dhe thuajse të humbura që Kosova të ngritët në këmbë” ka thënë analisti politik dhe profesori i shkencave politike Jeton Kelmendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat