Makolli: Zgjedhjet duhet definitivisht ti hapin rrugë integrimit të Kosovës - Bota Sot
Makolli: Zgjedhjet duhet definitivisht ti hapin rrugë integrimit të Kosovës

Politika

Makolli: Zgjedhjet duhet definitivisht ti hapin rrugë integrimit të Kosovës

Nga: D. B. Më: 13 shtator 2019 Në ora: 16:30
Vesel Makolli

Korrupsioni dhe nepotizmi janë dy lloje "kanceri" që e shkatërrojnë çdo shoqëri ku shfaqen dhe ku bëhen si të rëndomta. Para se gjithash korrupsioni është një armik i vërtet për zhvillimin e vendit dhe rrezikon moralin e gjithë vendit.

Kështu ka vlerësuar sekretari i Përgjithshëm në AKR, Vesel Makolli i cili në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se çdo qeveri, çdo institucion dhe çdo individ nga politikanët e deri tek më i rëndomti, duhet ta luftojnë korrupsionin pa ekuivoke, se vetëm në këtë mënyrë e shprehin dashurinë ndaj shtetit dhe kombit.

“Të gjitha partitë duhet ta kenë si pikënisje në programet e tyre luftën kundër dukurive negative e në veçanti kundër korrupsionit, por jo vetëm të bëjnë "luftë" teorike por edhe praktike, duke ndërmarr masa për eliminimin e kësaj dukurie negative shkatërruese për shtetin. Votuesit duhet ta kenë memorien e duhur dhe ti ndëshkojnë ato parti që me punën apo mos punën e tyre kanë lejuar shfaqjen e korrupsionit dhe të dukurive tjera negative”, ka thënë Makolli.

Sipas tij, duhet të kthjellemi dhe të punojmë për eliminimin e dukurive negative, se vetëm ashtu tregohet dashuria ndaj atdheut.

“Deri tash nuk është bërë sa duhet në luftimin e korrupsionit dhe dukurive tjera negative që kanë qenë kusht për liberalizimin e vizave, pasi që në institucionet tona kemi pasur njerëz që kanë qenë të "infektuar" me këto viruse shkatërruese. Këto zgjedhje duhet definitivisht ti hapin rrugë integrimit të vendit tonë në të gjitha organizmat relevante ndërkombëtare, si dhe liberalizimin e vizave dhe anëtarësimin në BE në një afat sa ma të shkurtër kohore. E kjo bëhet duke votuar për njerëz të pa korruptuar, që mendojnë dhe veprojnë në mënyrë të kulturuar e civilizuese dhe pro perëndimore, aty ku e kemi pasur  vendin gjithmonë historikisht”, ka thënë sekretari i Përgjithshëm në AKR, Vesel Makolli.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...