Podgorica ka filluar shënimin e pikave të reja kufitare, Kosova para aktit të kryer! - Bota Sot
Podgorica ka filluar shënimin e pikave të reja kufitare, Kosova para aktit të kryer!

Politika

Podgorica ka filluar shënimin e pikave të reja kufitare, Kosova para aktit të kryer!

Nga: D. B Më: 12 nëntor 2019 Në ora: 11:41
Demarkacioni

Tema e demarkacionit, është  njëra ndër temat më të ndjeshme, e cila ka përçarë  skenën politike.

Kështu ka vlerësuar analisti politik Skënder Mulliqi, ku sipas tij, rreth kësaj çështje u bën shumë gabime në të kaluarën nga klasa politike dhe jo vetëm të natyrës ekonomike -sociale, por  edhe në planin politik, kur bëhet fjalë  edhe për territorin e Kosovës.

Ai për gazetën "Bota sot" ka thënë se fillimisht në vitin 2001 u humbën 2000 hektarë tokë me ish-Maqedoninë, për të vazhduar kështu tutje edhe me tkurrjen e territorit me rastin e demarkimit me Mal te Zi, ku Kuvendi i Kosovës ratifikojë marrëveshjen në dëm të  vendit.

Image
Skënder Mulliqi

"E them këtë sepse duke i humbur 8200 hektarë tokë të kësaj natyre Kodova humbi shumë. Më pas ju para prinë disa marrëveshje të nënshkruara në Podgoricë dhe në Bruksel. Nënshkrimi i marrëveshjes gjoja u bë në emër të liberalizmit të vizave e që nuk ndodhi, sepse kusht kryesorë për tu plotësuar nga BE-ja ishin dhe janë lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit", ka thënë analisti politik Skënder Mulliqi.

Sipas tij, në fakt ndodhi një marrëveshje me shkrim për korrigjim të mëvonshëm të kufirit, por marrëveshje kjo, e cila pas ratifikimit të dy kuvendeve, duket se nuk është më obligative.

"Kjo marrëveshje mes tjerash vështirëson edhe punën e kthimit të territorit të humbur me këtë shtet fqinj. Podgorica zyrtare ka filluar me shënimin e vijës se re kufitare duke i rrënuar kështu edhe debanet e shqiptarëve. Kështu që edhe paralajmërimi i kryeministrit në ardhje, Albin Kurtit se do të angazhohet shumë në këtë drejtim, siç ishte angazhuar për mosratifikim të formës qeveritare në te kaluarën do të jetë e vështirë që të realizohet sepse kemi ardhur para aktit të kryer. Dhe çdo kthim mbrapa do të jetë vështirë të pranohet, madje edhe faktori ndërkombëtar", është shprehur analisti.

Ai konsideron se demarkimi i radhës që na pret me Serbinë është sfida më e madhe për Qeverinë Kurti.

"Dëmet e shkaktuara në të kaluarën e afërt në bisedimet maratonike me Serbinë që u bën pa asnjë kusht, nuk do të  duhej të përsëriten nga pala shqiptare në bisedimet që pritet të vazhdojnë. Po ashtu di të jetë shumë vështirë që të bëhen votat në kuvend, nëse veç tentohet anulimi i marrëveshjes të zyrtarizuar, kur dihet se edhe LDK-ja si partner koalicioni që do të jetë, e kishte pranuar një variant të tillë, së bashku me subjektet tjera politike me përjashtim të Lëvizjes VV", ka përfunduar analisti politik Skënder Mulliqi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat