1 vit taksë – eksperti i ekonomisë ka disa fjalë për Haradinajn

Politika

1 vit taksë – eksperti i ekonomisë ka disa fjalë për Haradinajn

Nga: N.H Më: 21 nëntor 2019 Në ora: 23:12
Ramush Haradinaj

Është bërë një vit i plotë që nga dita e vendosjes së taksës 100 për qind ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnje Hercegovina.

Njohësi i ekonomisë në vend, Mustafë Kadriaj, dukë folur për gazetën “Bota sot”, ka thënë se vendimi për taksën nuk ka qenë aspak i konsoliduar si nga brenda Kosovës duke përfshi forcat politike dhe ekspertët e çështjeve ekonomike, poashtu edhe me faktorin ndërkombëtar.

Sipas Kadriajt, ky vendim i pamenduar, bëri që Kosovës t’i kthehet ora prapa duke humbur kështu besueshmin tek miqtë e saj.

“Parimisht duke marrë sjelljen jo korrekte të Serbisë ndaj Kosovës, që ka qenë një reagimi i mirë i qeverisë, por koha tregoi që vendimi nuk ka qenë aspak i konsoliduar si nga brenda Kosovës duke përfshi forcat politike dhe ekspertët e çështjeve ekonomike poashtu edhe me faktorin dhe miqtë permanentë të Kosovës, sidomos me SHBA-të. Si rezultat bëri që Kosovës t’i kthehet ora prapa duke humbur besueshmin tek miqtë njëherit duke bërë që Serbia të relakson vetveten para faktorit ndërkombëtar. Pra, kryeministri në ikje duke u sjellë kryeneç ndaj çdo thirrje njëherit është përgjegjës për këtë kthim mbrapa të orës për Kosovën si në aspektin politik dhe ekonomik”, është shprehur Kadriaj.

Tutje, Kadriaj është shprehur se taksa ndaj mallrave serbe duhet të vlerësohet si një moment shumë emocional, dhe aspak prej një burrështetasi.

Image
Mustafë Kadriaj

“E them këtë sepse sot kur flasim mirëqenie më të ulët, papunësi të lartë njëherit kemi zbehur raportet me faktorin ndërkombëtar që më së paku i duhet Kosovës si shtet. Pra, taksa 100 për qind duhet të vlerësohet si një moment më shumë emocional dhe reagues, por aspak të një niveli të lidershipit dhe një burrështetasi”, ka përfunduar njohësi i ekonomisë, Mustafë Kadriaj, për gazetën “Bota sot”.

Ndërkaq, të dhënat nga Dogana, theksojnë se vetëm gjatë kësaj periudhe, vlera e produkteve nga Serbia dhe Bosnja Hercegovina që janë importuar në Kosovë, është gjashtë milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat