Lidhja Demokratike e Kosovës po kërkojnë që të mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës për largimin e taksës ndaj Serbisë, në këtë mënyrë që të ruhen marrëdhëniet e mira me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Njohësi i çështjeve politike, Faton Mehemti, në një prononcim për “Bota sot” e quan të natyrshme heqjen e taksës, në të kundërtën vendi mund të mbetet pa qeveri.
“SHBA është bazament i shteti të Kosovës, dhe kjo nuk diskutohet. Pa SHBA nuk kemi shtet, e rrjedhimisht as qeveri, prandaj është krejtësisht e natyrshme që LDK kërkon të hiqet tarifa. Nëse Kurti nuk reflekton pritet shumë shpejt që Kosova të ngelet pa qeveri, me shkuarje në zgjedhje të jashtëzakonshme, e në të cilat pritet pastaj rënie të madhe të VV”, ka thënë ai për “Bota sot”.
Mehmeti beson se brenda javës do të mësohet fati i koalicionit
“Megjithatë besoj se Kurti do të reflektoj, dhe s`do të vjen puna deri aty. Brenda javës dihet edhe fati i koalicionit, me shpresën që kryeministri Kurti të reflektoj”, ka theksuar ai.
Po ashtu, ai ka thënë se qeveria aktuale kalon këtë pengës të tarifës, besoj se do i shkoj deri në fund mandatit.
“Natyrisht se LDK i takon të jetë në krah të SHBA pasi është pishtarë e krijimit të miqësisë SHBA-Kosovë, dhe si e tillë kjo parti vazhdon të kultivoj një fryme të mirë të bashkëpunimit. Nëse qeveria aktuale kalon këtë pengës të tarifës, besoj se do i shkoj deri në fund mandatit, kjo jave do të jetë vendimtare”, ka përfunduar Mehmeti për “Bota sot”.