Zgjohu LDK, Vetëvendosje do t’ju shkatërrojë në zgjedhje

Politika

Zgjohu LDK, Vetëvendosje do t’ju shkatërrojë në zgjedhje

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 7 korrik 2020 Në ora: 20:01
Isa Mustafa dhe Albin Kurti

Gjatë ditës së sotme u publikua një sondazh që e nxjerr partinë e Albin Kurtit të parën me 52.7 %. Ky sondazh nxjerr disponimin e qytetarëve nëse zgjedhjet do të mbaheshin gjatë muajit qershor. Sondazhet shpesh herë edhe janë lojë psikologjike e partive, kryesisht në opozitë, megjithatë në rastin konkret nuk mund të thuhet se kjo nuk është plotësisht e vërtetë.

Duke marrur shkak nga rrethanat politike, zhvillimet që kanë ndodhur në partitë tjera politike, kjo edhe mund të ketë pasur impaktin tek rritja e VV. Sidomos përjashtimi i Vjosa Osmanit ka ndikuar shumë që një pjesë e madhe e mbështetësve të Vjosës mos të votojnë LDK, duke konsideruar këtë thikë pas shpine që iu bë njeriut më të votuar në parti.

Pikërisht kjo ka ndikuar që edhe në sondazhe LDK të del partia e tretë me 15.8. natyrisht se kjo nuk është shumë reale, megjithatë vetëm ai që s’ka sy e veshë për të parë realitetin e rënies së LDK-së.

Pavarësisht se ky sondazh mund, dhe sigurisht ka mangësitë e veta duhet të jetë këmban alarmi për drejtuesit e LDK-së, se ku e kanë sjellë partinë simbol të Kosovës. Nëse ende ka mbetur pak përgjegjësisë LDK duhet të kuptojë se largimi i Vjosës ka afekt jot ë shkurtë port ë gjatë, edhe pas 2 apo tri viteve maksimum kur do të mbahen zgjedhjet, LDK do i paguajë shtrenjtë sjelljet e saja : rrëzimin e qeverisë në kohë pandemie, dhe eliminimin e Vjosës.

PDK tashmë është e njohur për faturën e gabimeve, dhe duket se me qetësi po e përjeton ndëshkimin e qytetarëve, njësoj si LDK që pritet të merr faturën e gabimeve, në zgjedhjet,kurdo që mbahen ato; me gjasë shumë shpejt, një qeveri e krijuar nga Hashimi, që duket se bashkë shpejt do të kapitullojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat