Vizita e Kurtit në Paris/ Analisti tregon pse Franca nuk zotohet për liberalizim të vizave për Kosovën

Politika

Vizita e Kurtit në Paris/ Analisti tregon pse Franca nuk zotohet për liberalizim të vizave për Kosovën

Nga: A.SH Më: 24 qershor 2021 Në ora: 14:55
Foto nga takimi mes Kurti dhe Macron

Dje Kryeministri i Kosovës Albin Kurti u prit në takim nga Presidenti francez Emmanuel Macron.

Ata gjatë takimit kanë biseduar për rëndësinë e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, për normalizimin e marrëdhënieve mes të dyja vendeve dhe poashtu për anëtarësimin në BE.

Mirëpo, Presidenti francez Emmanuel Macron nuk ka dhënë shpresa për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovë.

“Sigurisht që qytetarët e Kosovës janë të interesuar për liberalizimin e vizave dhe është e padrejtë që Kosova pas polotësimit të kritereve ende nuk ka viza. Në vizitën tonë kjo çështje është trajtuar. Jemi të sigurt që e kanë marrë mesazhin tonë, por nuk ka zotim që do të ketë liberalizim të vizave”, ka thënë Kurti në deklaratë.

Analisti Adem Bytyçi ka komentuar vizitën e Kurti në Francë duke thënë se, Franca është mike tradicionale e Serbisë, andaj edhe takimi i Kurti me Macron nuk ka patur mundësi të ketë qenë aq produktiv në të drejtën e Kosovës.

“Ajo që dihet, pavarësisht se Franca e ka pranuar subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës, Franca është mike tradicionale e Serbisë, prandaj takimi i z.Kurti me Presidentin francez Emanuel Mocron, nuk ka patur mundësi të ketë qenë aq produktiv në të drejtën e Kosovës”, ka deklaruar Bytyçi.

Sipas tij, Kurti ka bërë mirë që nuk ka lënë asnjë hapësirë për dyshim se çka është biseduar e çka nuk është biseduar për Kosovën me Emmanuel Macron.

“Prononcimi i Kryeministrit Kurti, pas takimit me Presidentin Macron ka qenë shumë i saktë duke mos lënë hapësirë për as një dyshim se çka është biseduar e çka nuk është biseduar për Kosovën me Emmanuel Macron, ndër të tjera kryeministri Kurti, ka deklaruar se Presidenti i Francës Emmanuel Macron në këtë takim nuk ka premtuar as gjë për të ndihmuar për liberalizimin e vizave”, përfundoi analisti Adem Bytyçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat