Pas kërcënimit/ Vjen thirrja për Albin Kurtin: Duhet të ketë kujdes nga...

Politika

Pas kërcënimit/ Vjen thirrja për Albin Kurtin: Duhet të ketë kujdes nga...

Nga: P.R Më: 27 tetor 2021 Në ora: 22:21
Albin Kurti

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti është kërcënuar, dhe për këtë arsye është rritur edhe niveli i sigurisë ndaj tij.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

“Kryeministri Kurti është kërcënuar. Për këtë arsye për masë paraprake i është rritur niveli i sigurisë. Institucionet hetimore dhe të sigurisë tashmë po bëjnë punën e tyre. Po bëjnë vlerësimet e nevojshme dhe po marrin masat e duhura. Kryeministri është duke kryer detyrën e tij të rregullt”, tha zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

Image
Faton Mehmeti

Por nga kush mund të jetë kërcënuar kryeministri Kurti? Lidhur me këtë, për gazetën “Bota sot” ka folur analisti politik, Faton Mehmeti.

“Ka shumë që nuk e duan Albinin, në fakt u pengon Albini në krye të qeverisë. Anulimi i shumë tenderëve, shkarkimi i shumë bordeve janë pengesa për oligarkët të lidhur me partitë që ishin në pushtet”, ka thënë Mehmeti për “Bota sot”.

Sipas tij, kryeministri Kurti duhet të ketë kujdes nga bandat e krimit dhe korrupsionit.

“Pa dashur të supozojmë, këta janë ata që mund të qëndrojnë pas kërcenimeve ndja Albinit, megjithatë këtë gjë më së miri e dinë organet e rendit. Albini është rrezik për bandat e krimit dhe korrupsionit, nga të cilët duhet të ketë kujdes, por jo të mposhtet nga rruga e nisur për ta shkapur shtetin nga kapësit e saj”, përfundon për “Bota sot”, analisti politik, Faton Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat