Datë që bëri kthesë historike për Kosovën/ Bajraj: Ata që mohuan simbolet dhe vet shtetin e Kosovës u bënë argatë të armikut tonë shekullor

Politika

Datë që bëri kthesë historike për Kosovën/ Bajraj: Ata që mohuan simbolet dhe vet shtetin e Kosovës u bënë argatë të armikut tonë shekullor

Më: 24 maj 2022 Në ora: 21:53
Ish-Presidenti Ibrahim Rugova

Sot shënohet “Dita e Presidentit”.  

24 maji është dita kur u zgjodh kryetar i Kosovës, Ibrahim Rugova, 30 vjet më parë.  

Analsiti Fatmir Bajraj ka kujtuar kohën kur po në këtë datë Dr. Ibrahim Rugova, mbajti zgjedhjet e para parlamentare dhe presidenciale, me ç' rast u zgjodh Presidenti i parë i Republikës së Kosovës.  

“24 Maj i vitit 1992, në rrugëtimin tonë drejtë shtetit të pavarur e demokratik, shënon një nga ngjarjet kruciale dhe vendimtare për përcaktimin dhe përkushtimin nacional drejt realizimit të aspirates dhe kauzës për liri dhe të drejta.  

24 Maji, njihet dhe shënohet si Dita e Presidentit, për faktin së në Kosovën e robëruar nën prangat e pushtetit të instaluar të regjimit të Millosheviqit, Levizja nacionale e shqiptarëve të Kosovë, n'krye me liderin e papërsëritshëm të Dadrdanisë Antike-Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, mbajti zgjedhjet e para parlamentare dhe presidenciale, me ç'rast u zgjodh Presidenti i parë i Republikës së Kosovës, Presidenti historik, Dr.Ibrahim Rugova!”, ka thënë ai.  

Image
Fatmir Bajraj

 

Ai këtë rrugëtim e sheh legjitim, duke shtuar se kjo ditë nuk është vetëm simbolikë, por është edhe ditë monumentale duke qenë edhe bazament legjitim.  

“Ky rrugëtim legjitim i Republikës së Kosovës, u legalizua me zgjedhje pluraliste-parlamentare dhe me zgjedhjen e drejtpërdrejt të Presidentit të Republikës së Kosovës, z. Ibrahim Rugova i cili mori besimin dhe mbështetjen plebishitare. Zgjedhjet e 24 majit 1992, sanksionuan legalisht dhe në mënyrë demokratike Parlamentin e parë të Republikës së Kosovës, dhe Presidentin historik, Rugova duke pasuar vendimet dhe aktet historike të 2 korrikut e 7 shtatorit 1990! Dita e Presidentit nuk është vetëm simbolikë, por është edhe ditë monumentale duke qenë edhe bazament legjitim & legal i demokracisë parlamentare dhe të vet shtetit sovran e t ‘pavarur të Kosovës”, shprehet ai.  

Sipas tij, kjo datë është kthesë historike për Kosovën, sepse qytetarët e refuzuan regjimin e pushtuesit serb, dhe nga ajo ditë filozofia politike e Presidentit Rugova dhe në këtë kuadër largpamësia e tij me saktësi profetike, u bë edhe botëkuptim dhe ndërgjegje kolektive nacionale në të cilin besonte dhe shpresonte populli i Kosovës.  

“24 Maji i vitit 1992, është kthesë historike dhe Ditë & Datë që hapë kapitullin e ri për Kosovën dhe shqiptarët, ngase nga ajo Ditë qytetarët e Kosovës kanë votuar për përfaqësuesit e tyre në bazë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, pra Kushtetutës së Kaçanikut të 7 shtatorit 1990, duke refuzuar regjimin e pushtuesit dhe ndërtuar sistemin paralel në jetën politike institucionale. Nga ajo ditë, vizioni dhe filozofia politike e Presidentit Rugova dhe n'këtë kuadër largpamësia e Tij me saktësi profetike, u bë edhe botëkuptim dhe ndergjegje kolektive nacionale në të cilin besonte dhe shpresonte populli i Kosovës. Aktivizim politik dhe rezistenca aktive paqësore e Presidentit historik Rugova kishte bërë pë vete jo vetëm qytetarët e Kosovës, por kishte fituar mbeshtetjën edhe të perëndimit n ‘krye me Amerikën. Presidenti historik Rugova, në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës kishte fituar të gjitha zgjedhjet e organizuara në Republikën e Kosovës, njësoj sikur nën regjimin e Millosheviqit, po ashtu edhe në Kosovën e çliruar pas 12 qershorit 1999, deri kur shkoj në amshim!”, nënvizon Bajraj.  

Derisa, për simbolet ai thotë se edhe pse u kundërshtuan nga inatet dhe mëria, do të gjejnë momentin e aktualizimit, jetësimit dhe promovimit në shtetin e pavarur e demokratik të Kosovës, duke shtuar se ata që mohuan simbolet dhe vet shtetin e Kosovës, i cili mbanë vulën e Presidentit Rugova, me ose pa vetëdije u bënë argatë të armikut tonë shekullor dhe dëmtuan rëndë proceset historike n'shtetndertim dhe të ardhmen e brezave.  

“Presidenti Rugova kishte propozuar himnin shtetëror: "Kur ka ra kushtrimi n'Kosovë" dhe Flamurin e Dardanisë për Flamur të shtetit të Kosovës, por Komandantët e luftës pas luftë, alias i vetëquajturi "Krahu i luftës", nga mëria dhe inatet patologjike, ia mohonin autorësinë për simbolet Presidentit historik Rugova, duke u bërë kështu "pa" vetëdije, palë me armikun shekullor dhe i luftuan me të gjitha mjetet "demokratike dhe konvencionale" dhe në mënyrën ma të shëmtuar të mundshme, për t'i hap rrugë imponimit dhe servimit të simboleve sipas interesit serb dhe jo vetëm.  

Këto simbole të shenjta të shtetit, të propozuara nga Ati i shtetit të Kosovës, Presidenti historik Rugova, në të ardhmen do gjejnë momentin e aktualizimit, jetësimit dhe promovimit në shtetin e pavarur e demokratik të Kosovës. Ata që mohuan simbolet dhe vet shtetin e Kosovës, i cili mbanë vulën e Presidentit Rugova, me ose pa vetëdije u bënë argatë të armikut tonë shekullor dhe dëmtuan rëndë proceset historike n'shtetndertim dhe të ardhmen e brezave. Në çdo  24 Maj dhe jo vetëm, do të kujtohet me pietet e krenari Presidenti historik Rugova si Ati i shtetit të Kosovës dhe njeri nga figurat kolosale dhe  markante kombëtare në gjithë historinë e shkruar.  

Lavdi Atit të shtetit të Kosovës, Presidentit historik Rugova, i lartësuar n'Panteonin e burrave të shquar të shekullit dhe jo vetëm”, përmbylli Fatmir Bajraj për “Bota sot”.  

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat