Prapavija e vizitës së Ramës në Kosovë / Zbulohet qëllimi kryesor – ja çfarë po planifikojnë së bashku me Vuçiqin!

Politika

Prapavija e vizitës së Ramës në Kosovë / Zbulohet qëllimi kryesor – ja çfarë po planifikojnë së bashku me Vuçiqin!

Nga: M.H. Më: 21 qershor 2022 Në ora: 10:03
Edi Rama dhe Albin Kurti

Gjatë ditës së djeshme është mbajtur mbledhja e përbashkët mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Ky takim arriti të sjellë marrëveshje pozitive mes dy vendeve, duke rritur kështu bashkimin doganor.

Kryeministri Rama gjatë qëndrimit të tij në Kosovë takoi edhe disa nga liderët opozitarë.

Mirëpo ajo se çfarë mori vëmendjen e kësaj vizite ishin batutat e vazhdueshme të kryeministrit Rama karshi LVV.

Do na lejohet që të bëjmë edhe vërejtje këtu sepse mbledhje pune është: që kur Vetëvendosja ka marrë qeverinë këto shkronjat këtu janë zvogëluar, besoj për kursim letre [qesh]… sepse tanimë është fakt i njohur që Vetëvendosje është një forcë qeverisëse shumë e kujdesshme për harxhimet buxhetore”, tha Rama.

Kjo ishte një nga batutat që Rama lëshoi gjatë ditës së djeshme.

Por pavarësisht paraqitjes së tij vllazërore, nuk mund të lëmë anash miqësinë që vazhdon ta ketë me Vuçiqin. Këtë e dëshmoi kur u pyet përsëri për “Ballkanin e Hapur”, e që për të njejtin u shpreh I vendosur që është në të mirën e vendit.

Në lidhje me këtë vizitë të kryeministrit Rama dhe deklaratat e tij të njëpasnjëshme, në një prononcim për “Bota sot”, ka folur analisti politik, Gani Qarri.

Image
Gani Qarri

Ai u shpreh se kjo vizitë e Ramës e ka prapavijën në bindjen e Kosovës të merr pjesë në “Ballkanin e Hapur”.

Sipas tij, Pasi që Procesi i Berlinit, promovon drejtpërsëdrejti pavarësinë e Kosovës, Serbia për ta minuar procesin e Berlinit shpiku “Mini Shengenin”.

“Pasi që Procesi i Berlinit, promovon drejtpërsëdrejti pavarësinë e Kosovës duke e trajtuar vendin tonë, si shtet të pavarur njëjtë si shtetet tjera të Ballkanit Perëndimor, Serbia për ta minuar procesin e Berlinit, administruar rreth 30 % të territorit të Kosovës, edhe pa prezencën e policisë dhe ushtrisë serbe, në veri përtej lumit Ibër, si dhe për ta mënjanuar njohjen e Kosovës, sa më gjatë që të jetë e mundur, shpiku ish “Mini Shengenin” apo të ashtuquajturin “Ballkani i Hapur, duke futur Edvin Kristaq Ramën si pykë të hekurt ndërmjet shqiptarëve, për përçarjen sa më të thellë.

Prandaj me gjithë mbështetjen e takimeve të përbashkëta të dy qeverive tona dhe shqiptarëve ndërmjet veti kudo që ata janë e ngado vinë, vizitat e Ramës në Kosovë, nuk bëhen me qëllim as prapavijë të mirë, por ato gjithmonë orkestrohen për t`ia imponuar edhe Kosovës interesat e Serbisë, qoftë edhe përmes të ashtuquajturit "Ballkan i Hapur", projekt të cilin BE as Gjermania si shteti më i fuqishëm dhe promotor i BE-së, nuk e përmendin as preferojnë në asnjë dokument integrues të tyre”, u shpreh ai.

Neglizhenca e Ramës karshi krimeve të Serbisë në Kosovë

Analisti përmend edhe mos interesimin e Ramës për problemet që Kosova është duke kaluar, duke cekur këtu edhe vendimin e tij për mos i quajtur gjenocid krimet e Serbisë në Kosovë.

Përderisa Serbia e kriminelit Aleksandër Vuçiq, edhe gati një çerek shekulli pas përfundimit të luftës, vazhdon ti mbajë peng, mbi 1643 trupa të shqiptarëve të pafajshëm, shton tutje ai.

Është shumë interesant se sa herë Rama viziton Kosovën, asnjëherë nuk janë prioritet për të, problemet e shqiptarëve, liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, kthimi i të pagjeturve në Kosovë, as njohja e Kosovës nga Serbia, njohje të cilën me përjashtim të Edvin Kristaq Ramës, e kërkojnë publikisht përveç SHBA-ve edhe Gjermania, madje së fundi Komisioni i Parlamentit Evropian, ka votuar edhe një raport ku decidivisht thuhet, se dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë duhet të përfundojë me njohjen reciproke ndërmjet të dy vendeve.

Por megjithëse sot njohjen e Kosovës nga Serbia, përveç SHBA-ve dhe Gjermanisë, e kërkon publikisht edhe Komisioni i Parlamentit Evropian, vetëm për Edvin Kristaq Ramën, tema e njohjes së Kosovës nga Serbia, vazhdon të mbetet temë tabu. Për të mos thënë edhe e ndaluar, ani pse pa vendim zyrtar, të cilën ai nuk dëshiron as t`ia kujtojë kush, madje kërkon edhe faljen e krimeve dhe gjenocidit shtetëror të Serbisë të shkaktuar në Kosovë, duke i quajtur ato vetëm si ngatërresa ballkanike dhe histori të së kaluarës. Përderisa Serbia e kriminelit Aleksandër Vuçiq, edhe gati një çerek shekulli pas përfundimit të luftës, vazhdon ti mbajë peng, mbi 1643 trupa të shqiptarëve të pafajshëm, e një pjesë e tyre janë marrë gjallë dikur nga Kosova, për fatin dhe mënyrën e vdekjes së të cilëve nuk di askush asgjë, përveç shtetit serb dhe kriminelëve të Serbisë”, thotë analisti.

“Ballkani i Hapur” prioriteti i kryeminsitrit Rama

Qarri në bised e sipër shpjegon që për kryeministrin Rama nuk janë të rëndësishmë marrëveshjet e nënshkruara me Serbinë, sipas tij prioritet për të mbetët “Ballkani i Hapur”.

““Ballkanin e Hapur”,i vetmi Edvin Kristaq rama, vazhdon ta mbaj si prioritet të politikës së tij, ndaj duke parë se ai keqpërdori në mënyrën më të keqe, jo vetëm vizitën private në familjen e të burgosurit të Hagës Hashim Thaçit, por edhe takimin e dy qeverive shqiptare, për të promovuar serish Ballkanin e Hapur dhe interesat e Serbisë edhe në Kosovë. Marrëveshjet e nënshkruara ndërmjet dy qeverive, ranë tërësisht nën hijen e cinizmit skajshmërisht të egër, banal e megaloman të Edvin Kristaq Ramës, marrëveshje të cilat shpesh herë kanë ditur të mos zbatohen fare në praktik dhe për të njëjtat është dashur të mbahen takime të më pastajme”, nënvizon ai.

Në fund, analisti potencon që sukseset e arritura së fundmi nga qeveria Kurti kanë arritur të sjellin panik tek Vuçiq dhe Rama, pasi të njejtit po dëshirojnë rrëzimin e qeverisë aktuale për të sjellë një qeveri që do të ndajë Kosovën.

Kështu që Rama po dëshmon hapur, se qëllimi i tij, nuk është afrimi dhe bashkëpunimi i të dy qeverive dhe shteteve shqiptare. Por keqpërdorimi i çdo rasti dhe mundësie, për imponimin e Serbisë dhe kriminelit Vuçiq edhe në Kosovë. Madje sidomos pas sukseseve të fundit që dëshmoi Qeveria dhe Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës Donika Gërvalla. Duke e sjellë kancelarin gjerman Olasf Scholz pikësëpari në Kosovë, që prej këtu ta nisë edhe vizitën e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe nga vendi i krimit dhe gjenocidit, që ka shkaktuar Serbia, t`ia bëjë me dije se integrimi saj në BE, kalon përmes Kosovës. Parim që u votua edhe në raportin zyrtar të Komisionit të BE-së, zhvillimet e fundit në Kosovë, sinjalizojnë qartë, se Edvin Kristaq Rama dhe Aleksandër Vuçiqi në kooketim me mafien shqipfolëse vendore, qëllimin kryesor në hapin e radhës, kanë, rrëzimin e Qeverisë aktuale dhe sjelljen e një qeverie nga partitë e inkriminuara që do ta pranonte ndarjen e Kosovës dhe realizimin e interesave të Serbisë, në shtetin tonë të brishtë”, përfundoi Qarri për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat