Tensionet në veri të Kosovës/ Analisti nga Amerika ka një porosi për opozitën – paralajmëron Serbinë!

Politika

Tensionet në veri të Kosovës/ Analisti nga Amerika ka një porosi për opozitën – paralajmëron Serbinë!

Nga: M.H. Më: 31 korrik 2022 Në ora: 22:17
Foto nga vendi i ngjarjes

Tensionet në veri të Kosovës tashmë kanë filluar të jenë prezente.

Ky tension vjen që nga momenti që qeveria ka vendosur të vë në zbatim reciprocitetin ndaj Serbisë.

Në lidhje me këtë për “Bota sot”, ka folur analisti dhe profesori nga Amerika, Binak Maxharraj.

Ai u shpreh se ky reciprocitet është dashur të vihet në zbatim që para 11 vitesh dhe se që nga nesër do të ketë rregulla të tjera për serbët.

“Sot fashizmi serb ka qu kokë në veri, ka filluar t’i bllokoj rrugët si shumë vite më parë. Reciprociteti ishte e domosdoshëm,sepse të njejtën gjë Serbia po e zbatonte para 11 vitesh, por Kryeministrat e mëparshëm Thaçi, Mustafa dhe Haradinaj nuk reaguan, nuk ndërmorën asgjë. Pse, ata vet e dinë. Reciprociteti ishte desht të vendoset para 11 viteve po atë ditë kur Serbia e vendosi e para. Nesër fashizmi serb po ulëron përsëri në Kosovë, por ata nuk po dëshirojnë apo spo guxojnë të pranojnë se Veriu është Kosovë i cili duhet të mbrohet nga paçavrat serbe”, u shpreh ai.

Më tej, profesori thekson që nesër, të gjithë shqiptarët duhet të jemi të bashkuar, të jemi unik sepse vetëm kështu mbrohet shteti.

Nesër,pra shteti, qeveria dhe të gjitha institucuonet janë në sprovë,por megjithate shteti duhet të mbrohet nga kulqedrat çetniko-serbe të cilat që sa kohë po sillen rreth Kosovës. Nesër, të gjithë shqiptarët duhet të jemi të bashkuar, të jemi unik sepse vetëm kështu mbrohet shteti, e shteti duhet të mbrohet sepse nuk kemi ndonjë shtet tjetër rezerv”, thote profesori.

Në fund, analisti shton që nesër opozita është në sprovë te tregoi se me kë është, më shtetin apo me dreqin.

Nesër,angazhimi duhet të jetë gjithë kombëtar opozitë dhe pozitë të bëhen bashkë për ta mbrojtë shtetin,nuk është koha që nesër opozita të gjuaj me shkelma por duhet te veprojë së bashku me pozitën për t’i mundur falangat serbe në veri. Nesër opozita është në sprovë, nuk është fjala me e mbrojtë Albinin apo Vjosën,por është fjala të mbrohet shteti, e për tu mbrojtë shteti duhet të jemi unik. Nesër opozita është në sprovë te tregoi se me kë është, më shtetin apo me dreqin”, përfundoi Maxharraj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat