Qeveria Haradinaj nën mëshirën e deputetëve të “rebeluar”

Politika

Qeveria Haradinaj nën mëshirën e deputetëve të “rebeluar”

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 24 nëntor 2017 Në ora: 17:08
Mbledhje e mëhershme e Qeverisë

Rezultati i zgjedhjeve të fundit lokale në Kosovë dhe balotazhi i zhvilluar më 19 nëntor ka treguar se Partia Demokratike e Kosovës (PDK) është më e dobët se asnjëherë tjetër, duke bëre kështu qe LDK dhe Vetëvendosje të shënojnë rritje të votave dhe komunave që kanë fituar për qeverisje. Menjëherë pas rezultatit të këtyre zgjedhjeve shumë shpesh është paralajmëruar se edhe do të ngritet çështja e rrëzimit të Qeverisë nga opozita e Kuvendit të Kosovës, e cila është e barabartë me numrin e deputetëve me pozitën.

Rrëzimi i Qeverisë Haradinaj mund të ndodh shumë më shpejt se që mendohet, pasi që shumica parlamentare e kësaj qeverie është tejet e ulët dhe nuk përben mazhorancë në Kuvendin ne Kosovës.

Lëvizja Vetëvendosje është deklaruar se është e gatshme që ta rrëzojë qeverinë, që aktualisht përbehet nga 61 deputetë. Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka shpjeguar se vetëm një kërkesë për rrëzimin e Qeverisë do të vinte nga Lista Serbe atëherë një gjë të tillë nuk do ta bënte.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Shtunën dhe të Dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat