“Presidenti i KE-së Juncker ua mbyllë gojën Thaçit dhe Vuçiqit”

Politika

“Presidenti i KE-së Juncker ua mbyllë gojën Thaçit dhe Vuçiqit”

Nga: A.M. Më: 6 tetor 2018 Në ora: 15:42
Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker ka deklaruar se Integrimin e Ballkanit po e vonojnë kufijtë, si dhe se ka paralajmëruar se mund të ketë luftë të re.

Image
Faik Krasniqi

Lidhur më këtë deklaratë të Presidenti Juncker, njohësi i çështjeve politike, Faik Krasniqi është shprehur se  ai e din që një luftë e re nuk do të ndodh.

“Deklaratat e Thaçit dhe Vuçiqit për korrigjim kufijsh, i ka shtyrë zyrtarët e lartë të BE-së të deklarohen për Integrimin e Ballkanit në Bashkimin Evropian. Por për një luftë të re edhe Juncker e dinë që nuk do të ndodh, sepse asnjë shtet nuk ka leverdi që të futet në luftë”, ka deklaruar për “Bota sot”.

Gjithashtu, ai ka potencuar kjo deklaratë e Juncker është për t'ua mbyllur gojën presidentëve Thaçi dhe Vuçiqit që më mbyll temë e korrigjimit të kufirit.

“ Janë thjesht deklarata populiste për konsum të brendshëm nga politikanët ballkanik. Kjo deklaratë e Juncker është për t'ua mbyllur gojën politikanëve të Ballkanit, e sidomos Hashim Thaçit dhe Aleksandër Vuçiqit që ta mbyllin këtë temë njëherë e mirë”, ka përfunduar ai për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat