“Ramush Haradinaj kryeministër, nuk është i besueshëm politikisht” - Bota Sot
“Ramush Haradinaj kryeministër, nuk është i besueshëm politikisht”

Politika

E premte, 19 tetor 2018

“Ramush Haradinaj kryeministër, nuk është i besueshëm politikisht”

Nga: A.M. Më: 10 tetor 2018 Në ora: 15:29
Ramush Haradinaj

Njohësi i çështjeve politike dhe juridike, Blerim Burjani nuk i cilëson serioze deklaratat e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj kundër korrigjimit të kufirit.

Sipas tij, përçarjet brenda koalicionit po shihen çartë pasi që nisma po heshtë plotësisht.

“Po konsideroj se nuk ka seriozitet në këtë çështje, po të ishte serioz ky kryeministër do të dilte pre koalicionit kur ka ndodhe përplasja për temën e shkëmbimit, ky koalicion ka dështuar duket të jetë ja fundi, përçarjet e hapat po shihen përderisa NISMA hesht plotësisht dhe nuk merret me fjalët pa mbulesë dhe jo serioze të Thaçit, Ky kryeministër nuk ka aftësi për të qeverisë as kënd e lërë shtetin, por Hashimi mbetet një lojtar politik jo serioz, tash vërehen edhe përçarje Hashim dhe Kadri pra po shkohet drejt një jostabiliteti total”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Për më tepër, ai ka shtuar se ky koalicion duhet të bije sa më parë në mënyrë që të hapet rruga zgjedhje në fund të nëntorit.

“Ramushi si kryeministër nuk është i besueshëm aspak politikisht, pra lojëra mund të ketë çfarëdo natyrë tjetër politike, jo sinqeriteti dhe jo transparenca është e madhe në politikë ditore, pa ndonjë strategji të qartë për dialog, me ide ad hoc, dhe me ide të paqarta dhe me tendencë të arritjes së ndonjë marrëveshje. Ky koalicion mund të bie shumë shpejt, ndoshta më mirë të bie sa më parë për të hap rrugë zgjedhjeve në fund të nëntorit”, ka përfunduar Burjani për “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test