Publicisti Adriatik Riza Dosti ka reaguar pas intervistës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, në emisionin “Interaktiv” në KTV. Ai ka vlerësuar përgjigjet e Kurtit, ndërsa ka kritikuar ashpër opozitën në Kosovë për mënyrën se si, sipas tij, po e trajton raportin e Kurtit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Postimi i plotë:
Për 1 orë e 30 minuta ndoqa live e me shumë vëmendje në KTV, në emisionin “Interaktiv” të gazetarit Eraldin Fazliu, kryeministrin në detyrë të Kosovës, z. Albin Kurti.
Gazetari më la përshtypje të përzier, ndërsa përgjigjet e Albinit, sidomos ndaj disa prej pyetjeve provokuese e dashakeqe të studio-pritësit, ishin vërtet me 5 yje.
Përfundimisht… konkluzioni im personal…
Nuk ka opozitë në botë që t’ia paraqesë Amerikës kryeministrin e vendit të vet si armik të saj.
Nuk ka opozitë në botë që ta ruajë kaq fort Amerikën prej armikut të saj, Albin Kurti.
Nuk ka opozitë në botë që të kërkojë ta marrë për dore Amerikën e ta sjellë në Kosovë për të luftuar armikun e tyre të përbashkët, Albin Kurtin.
Opozita budallaqe dhe antishqiptare e Kosovës duhet të kuptojë të paktën një gjë të qartë: nuk mund të jetë dot kurrsesi antiamerikan kryeministri i një vendi 99.99% proamerikan, e që e voton atë mbi 51%. Të paktën kështu thotë logjika.
Nuk ka opozitë në botë si ajo e Kosovës, që krejt poshtërsitë, krimet, tradhtitë e hajnitë e saja të bëjë çmos t’i fshehë kësisoj poshtë fustanit të Amerikës.
A.R.D
Ky është qëndrim personal i autorit, i publikuar në llogarinë e tij në Facebook.