Dosti me apel për protestuesit: Ruajeni protestën nga provokimet dhe mbajeni kauzën të pastër

Reagime

Dosti me apel për protestuesit: Ruajeni protestën nga provokimet dhe mbajeni kauzën të pastër

Më: 5 qershor 2026 Në ora: 17:18

Publicisti Adriatik Riza Dosti ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke u bërë thirrje protestuesve që ta ruajnë qetësinë, organizimin dhe qëllimin kryesor të protestës.

Përmes një postimi publik, Dosti ka kërkuar që protesta të mos lejohet të devijohet nga provokimet, përçarjet apo ndikimet e jashtme.

Ai ka theksuar se protestuesit duhet të jenë të kujdesshëm ndaj çdo veprimi që mund ta dëmtojë kauzën e tyre dhe t’i japë mundësi pushtetit ta paraqesë protestën si të dhunshme apo të manipuluar.

“Mos bini pre e provokimeve të policisë kriminale të Ramës dhe ruajuni nga agjentët civilë të saj që all ready i keni mes jush”, shkruan Dosti.

Ai po ashtu u bën thirrje organizatorëve dhe pjesëmarrësve që të kenë komunikim të kujdesshëm me përfaqësuesit ndërkombëtarë, duke kërkuar që informacionet për protestën të jenë të sakta, të shpejta dhe të verifikueshme.

Në fund të reagimit, Dosti shprehet se është “sinqerisht me protestat” dhe me ata që, sipas tij, angazhohen për mbrojtjen e dinjitetit, pasurive dhe të ardhmes së Shqipërisë.

Postimi i plotë:

Ja cfare do tu rekomandoja une protestes e protestuesve ...

Po ju ndjek me shume vemendje , jam me ju e po ju mbeshtes publikisht duke besuar se kjo eshte nje rrevolte popullore e akumuluar e qe me te drejte kerkon mbrojtjen e pasurive tona kombetare, dinjitetin njerezor, dhe doreheqjen e qeverise hajdute, tradhetare e antishqiptare te Edi Rames.

Shoh e para ndjej qe kembengulja, masiviteti e guximi juaj i ka tmerruar hajdutet , tradhetaret e antishqiptaret me Ramen ne krye.

Ndaj dhe njehere ju fton - hajde te flasim e te merremi vesh e te nesermen ju etiketon naziste e cakej...

Mos bini viktima te antimitingjeve te ndyra e thellesisht percarese e antishqiptare te Rames .

Tregojuni shqiptareve e mbare botes se ju nuk jeni as per pengime e as per refuzime te cfaredolloj investimi ne vendin tuaj sikurse ju akuzojne si Rama po ashtu edhe Saliu ...se nuk jeni aq naive e aq budallenj .

Por jeni per transparence publike te cdo lloj investimi vendas e te huaj ne Shqiperi ne menyre qe Rama e banda e tij kriminale ne pushtet dhe shpura hajdute e politikaneve tane pisanjose te mos e vjedhin me ate vend e ate popull.

Ruhuni nga spiunet mes jush, nga patronazhistet vemje .

Nga te futurit e partive politike dhe nga influenca e huaj e cfaredo lloj permase qofte.

Ruhuni nga provokimet e provokatoret qe me siguri absolute i keni mes jush e madje shpesh here jane ata qe bertasin me fort se ju Berisha ne burg e Rama ne burg.

Nuk keni pune te veni e te protestoni ne dyert e selive te Partive politike cilatdo qofshin ato .

Ndaj tyre e ndaj Lidereve te tyre mbani te njejtin qendrim qe kane mbajtur ato e ata ndaj jush e protestes suaj.

Mundesisht disa nga pankartat qe mbani ne duar e kryesisht ato te cilat tregojne qellimin e protestes suaj te jene te shkruara paster, qarte e ne dy gjuhe shqip - anglisht ose edhe vetem ne anglisht pasi te jeni te sigurt qe bota po ju ndjek e po ju percjell me vemendjen e duhur.

Mos ja jepni mikrofonin njerezve do si do e pa i njohur se cilet jane e cfare perfaqesojne si dhe cfare lloj mesazhesh duan te percjellin permes fjales se tyre.

Mos keq perdorni femijet dhe moshen e trete ne protesten tuaj.

Mos lejoni kurren e kurres qe politika, bisedimet e mareveshjet ( sidomos ato te fshehta ) por edhe percarjet mes jush t' ju a vjedhin protesten e kauzen tuaj.

Siguroni sa me shume te jete e mundur pjesmarrje masive dhe mbajeni protesten tuaj kesisoj...paqesore e mbare shqiptare.

Mos bini preh e provokimeve te policise kriminale te Rames e ruhuni nga agjentet civile te saj qe all ready i keni mes jush .

Asnje konfrontim fizik me policine me ju inisiatore te paret .

Ruajuni kurtheve te tipit ...gardhi me tela me gjemba u hoq ne Zvernec dhe o burra te veme te protestojme atje.

Ruhuni mire nga Arlindet, Agronet, Endrat e Tikat ...ok..

Beni cmos qe protesta juaj te gjeje shtrirje nje ore e me pare edhe ne Shkoder sepse Rrjolli eshte ende i nxehte, Lezhe, Korce, Elbasan, Durres, Kavajen 100 % qytetare , demokratike e antikomuniste ...

e vecmas edhe Vlore (sidomos ).

Qendroni larg mediave shqipfolese vrasese e antikombetare e te paguara pikerisht nga ata ndaj te cileve ju po protestoni sot .

Protesta juaj duhet te kete kauze te caktuar e te bere publike si dhe qartesisht kerkesat se cfare kerkon e cfare synon.

Zgjidhni urgjentisht nje kryesi, komitet a keshill drejtues me njerez te ndershem e te paster ...te pa perlyer me politiken, te pa korruptuar prej kerkujt ...te thjeshte pra popull por edhe intelektuale e patriote guximtare e kurajoze qe tu drejtojne deri ne fund.

Kontaktoni Ambasaden amerikane por mos mbani 100 % shprese tek ajo si zgjidhese e problemit tuaj pasi ne fund te fundit i zoti e di ku i pikon Catia dhe po i zoti e nxjerr Gomarin nga balta.

Mbani kontakte me 3- 4 perfaqesite dipllomatike me te zeshme te BE aty ne Tirane .

Informoni edhe ambasaden e BE ne Tirane por asnje kontakt me ambasadorin e saj Gonzato nje mik per koke ky i Rames.

Kontaktoni keshillin e europes dhe parlamentin europian ne Bruksel e ne Strasburg por qendroni larg shoqes se Rames - Marta Kos.

Dergoji informacion te shpejte, te sakte e korrekt DASH per gjithe c' po ndodh aty dhe per c' aresye.

Asnje lloj ulje ne bisedime me qeverine me ne krye te tavolines Edi Ramen.

Kerkoni dhe pranoni per te kontaktuar me ju nje perfaqesi qeveritaro -shteteroro - parlamentare por me njerez te besuar prej jush e te pranueshem edhe prej protestuesve tuaj .

Asnje kontakt me kukullat e Rames

..presidentin Begaj e kryeparlamentarin Peleshi .

Jam me ju deri ne fund ...edhe njehere duke mos besuar sinqerisht as perrallat me Soros e agjentura te huaja e as ato me antiamerikane e anti Trump.

Por me besimin e plote tek nje proteste mese legjitime shqiptare e ne dobi te tyre e te Shqiperise si dhe ne mbrojtje te dinjitetit njerezor e te pasurive tona kombetare .

I juaji sinqerisht - Adriatik Riza Dosti - Michigan - USA

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat