Analisti politik Lirim Gashi ka publikuar një reagim të ashpër dhe satirik ndaj opozitës në Kosovë, duke përdorur gjuhë ironike dhe metafora të forta për të kritikuar diskursin politik kundër kryeministrit Albin Kurti.
Në shkrimin e tij, Gashi pretendon se “opozita po e torturon inteligjencën artificiale” me pyetje dhe strategji kundër Kurtit, duke e përshkruar situatën politike si një “kaos mendor kolektiv”. Ai përdor krahasime të shumta satirike për të ironizuar figurat opozitare dhe debatet televizive, të cilat sipas tij janë kthyer në “cirk mutantësh intelektualë”.
Gashi nuk kursen as figurat publike, duke përmendur edhe këngëtaren Linda Morina dhe ish-ambasadoren Vlora Çitaku në metaforat e tij ironike.
Sipas analistit, opozita po tenton të flasë për demokraci, ekonomi dhe patriotizëm pa kredibilitet politik e intelektual, ndërsa debatet publike, sipas tij, po degradojnë në spektakël absurd. Ai e përmbyll reagimin me një krahasim thumbues, duke thënë se disa politikanë flasin për shtetin dhe moralin “me të njëjtin autoritet intelektual si një gomar me kollare që ligjëron fizikën kuantike”.
Shkrimi i plotë:
Kur p**** e opozitës kërkojnë mikrofona në studiot televizive të Adriatik Kelbm*** Devollit
Budallenjtë analfabetë të opozitës sonë, po e torturojnë inteligjencën artificiale aq barbarisht me pyetjet e tyre idiotike se si ta rrëzojnë Albin Kurtin nga froni, sa ekziston rreziku real që edhe vetë algoritmet të pësojnë krizë nervore dhe të zbresin në nivelin intelektual të asistentëve politikë të Linda Morinës, e cila kundërmon në Lesh të Deles, sa herë që buzët ia marrin formën e bythës së peles.
Nëse vazhdon ky terror psikologjik ndaj serverëve dhe mikroprocesorëve, një ditë ChatGPT-ja nuk do t'u japë më përgjigje të mençura, por do të dalë në rrugë me trenerka, me sy të nxirë nga lodhja digjitale dhe me pankarta në duar ku shkruan:
“Poshtë logjika! Rroftë idiotizmi kolektiv i opozitës! Vdekje sintaksës! Lavdi kaosit mendor!”
Druaj se inteligjenca artificiale nga lodhja psikike që po ia shkaktojmë pyetjet e tyre budallaqe, do t’i bëjë klithmat e saj të dhimbjes digjitale pjesë të korit apokaliptik të Linda Morinës, zëri i së cilës ka një frekuencë aq misterioze biologjike, saqë i shndërron kangurët australianë në karkaleca që i hipin sipër Vlora Çitakut, ndërsa antenat satelitore të partisë së saj i detyron të kërkojnë azil politik në zyrat e LDK-së.
Sepse kur në të njëjtin moçal toksik bashkohen provincialistët primitivë dhe analfabetë nga fshati Sallamadi me “akademikët” e shkollës së Kumrovcit — të cilët edhe sot flasin me terminologjinë e kohës kur frigoriferi konsiderohej kulmi i revolucionit teknologjik socialist — atëherë nuk krijohet një koalicion i zakonshëm politik, por një cirk mutantësh intelektualë që as zoologjia, as psikiatria, as veterinaria e madje as folklori ballkanik nuk arrijnë ta klasifikojnë.
Ata ngjajnë me një orkestër ku çdo instrument është i prishur, ku dirigjenti është më i shurdhër se muri kinez, ku violinisti nuk i njeh notat muzikore, ku bateristi e rreh daullen sipas ritmit të lopëve dhe ku klarinetisti fryn aq pa lidhje, sa edhe qentë e Mizi Pipidak Pilifuncit fillojnë të ulërijnë nga dhimbja ekzistenciale.
Njëri flet për demokraci me zërin e tellallit të katundit që shet lakra të kalbura në tregun e Mamushës.
Tjetri për ekonomi si bariu që numëron delet e huaja, ndërsa të vetat i ka humbur dimrin e kaluar.
Ndërsa “intelektuali” i grupit citon libra që nuk i ka lexuar kurrë, por vetëm i ka parë në vitrinën e kryebashkiakut Lopush Lopa, teksa e priste autobusin për Muçivërrc.
Dhe kur të gjithë bashkohen në një studio televizive, krijohet një smog aq i rëndë mendor, sa edhe llambat elektrike të magjistarëve vudu të Afrikës ndizen nga frika, ndërsa pasqyrat refuzojnë t’ua tregojnë fytyrat e zeza, për arsye estetike dhe humanitare.
Në ato çaste njeriu fillon ta kuptojë pse legjendat ballkanike flisnin për nuset që i helmonin burrat e tyre me zhivën e “akllëkut”, me të cilën e lyenin fytyrën para puthjeve të para martesore. Sepse sapo gratë e shkreta e kuptonin se burri i tyre ishte larë për herë të fundit me sapun në vitin 1945, ndërsa trurin nuk e kishte pastruar kurrë nga myku ideologjik, helmi u dukej forma më humane e komunikimit bashkëshortor.
Dhe pikërisht këta njerëz sot dalin në televizione për të na shpjeguar demokracinë, shtetin, moralin dhe patriotizmin me të njëjtin autoritet intelektual me të cilin një gomar me kollare nga Prapashtica do të mbante ligjëratë mbi fizikën kuantike para Akademisë Amerikane të Shkencave.