Na ikën një mendje e shkëlqyar - Bota Sot
Na ikën një mendje e shkëlqyar

Religjion

Na ikën një mendje e shkëlqyar

Nga: Ragip Guraziu Më: 11 korrik 2020 Në ora: 17:34
Mulla Mehdi Hoxha

Kjo mendje e shkëlqyer, që vjen nga Komuna e Therandës, gjegjësisht nga fshati Bllacë, që quhet Mulla Mehdi Hoxha, fshati historik i cili ndër fshatrat më të mëdhenj në këtë komunë, që ju bëri ballë të gjitha luftrave botërore dhe nga të gjitha duke dalur me kokë lartë. Ky fshat ku lindi dhe u rritë imami i xhamisë së këtij fshati teologu, Mehdi Hoxha.

Datat 9 korrik e vitit 2020 dhe kur vdiq dhe data 10 korrik kur u varros,imami, Mulla Mehdi Hoxha  kurrë mos u përseritshin në komunën e Therandës por edhe në komunat tjera të Kosovës, sidomos në fshatin Bllacë, kjo javë i shokoi apo ma mirë me thanë i vuri në zi të gjithë banorët bllacian dhe therandas ,duke filluar nga kryetari i komunës së THerandës,Bali Muharremi e deri tek qytetari i fundit i rëndomtë të fshtarave për rethë,por edhe të gjithë kombit shqiptarë se si ikën ,një mendje e shkëlqyer, që na u desh,sidomos neve bllacianëve ma së shumti,pasi ishte edhe pris,edhe mësues,edhe aktivis,udhëzues për ne dhe ishim krenar që e kishim,Zoti e mëshirofte në rëngun më të lartë atje në Parajse.

9  Korriku lajmi shokues në oret e mesditës, ditë e enjte dhe 10 Korriku e premte, kur u bë edhe varrimi, ishte shokues ky lajm i hidhur për gjithë ne.

U tha kështu me një komunikat BIRK Varroset Mehdi ef. Hoxha (1950-2020)

Sot në varrezat e fshatit Bllacë të Suharekës me pjesëmarrjen e familjarëve, miqve dhe xhematlinjve u varros Mehdi ef. Hoxha. Në varrim ishte edhe një delegacion nga Kryesia e BIRK-ut i të cilët në emër të myftiut Tërnava i shprehën ngushëllime familjes, të afërmeve dhe miqve. Namazit të  xhenazes i priu kryemami i BIRK-ut, Sabri ef. Bajgora kurse duanë e xhenazes e bëri Isa ef. Tërshani. Mulla Mehdia  një jete të tërë ia kushtoi fesë dhe shërbim të xhematit.

Biografi

Mehdi Imer Hoxha u lind në fshatin Bllacë të Suharekës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje kurse të mesmen Medresenë e Mesme Alauddin në Prishtinë. Më pas vazhdon shkollimin në Damask në shkollën ”Emenije”.

Studimet i ka kryer në Bagdad (1970-1980) drejtimin Kanun ve sijase. Është emëruar imam në fshatin Mushtisht nga 1.11.1983 e deri më 31.12.1993. kurse më pas emërohet Imam, hatib e mualim në xhaminë e fshatit Bllacë me datë 01.01.1994 ku vazhdon deri më 30.04.2016 kur edhe pensionohet. Por  vazhdon imam me honorar në fshatin  Bllacë të Suharekës deri sa vdiq. Nga viti 1999 e deri më 2003 ishte kryetari i KBI të Suharekës. Më 30 dhjetor 2003  emërohet sekretari KBI-së në Suharek  që po ashtu vazhdon deri  në vdekje, ku krahas punës së sekretarit ka kryer edhe punën e arkëtarit me qëllimin që Këshilli të jetë në nivel të kënaqshëm dhe t’i plotësoj kushtet si institucion fetar në shërbim të xhematit. Në kohën sa ishte kryetar i Këshillit në Suharekë është ndërtuar selia e KBI-së  në oborrin e Xhamisë së Bardhë në Suharekë  pasi që selia e vjetër ishte dëmtuar nga lufta.

Lusim Allahun e Madhëruar që ta ketë marrë në mëshirën e Tij, si dhe ta ketë graduar me xhenet! ( e huazuar nga BIK)

Falenderimet edhe për BIRK-un,që në këtë situat,jo veq ne por e gjithë Bota, ky far virusi,nuk hezituan edhe në momentet e fundit të jenë pranë Hoxhës,imamit të fshati tonë,të nderuarit dhe shumë të respektuarit,Mulla Mehdi Hosha,që njëherit në emrin tim dhe gjithë banorëve të fshati Bllacë,dhe fshtarve për rrethë dhe udhëheqësve politkë të Komunës së THerandës,Kryetari Bali Muharremi,një kryetar më i shkelyeri deri më sot,që tu shprehemi ngushllime edhe BIRK-ut,dhe ju jemi falenderus përgjithmonë.

Për gjithë veprimtarinë dhe biografin e Mulla Mehdi Hoxhës. Fati i madh që mu në kohën e duhur,vitin e kaluar, Hoxhën e nderuar, e inervestoi RTV MALISHEVA, dhe çdo merit e këtij institucion informativ,që arriti ta intevistoi Imamin e fshatin Bllacë dhe ish- kryeimam për disa mandate në Kshillin të BI-Therandë.

Teologu Mehdi Hoxha u lind në fshatin Bllacë Komuna e THerandës,  lindur më 28 4 1950 dhe pas lindjes se tij ,Nëna e tij ndrroi jetë,por  hoxha i nderuar u rritë pranë të atit të tij dhe motrave e vëllezërve të tij.

Pas shkollimit në Bagdat dhe Egjipt,1980 u kthye në vendlindjen e tij por sistemi monist dhe rrethanat të asaj kohe, e lanë në rrugë,sepse pushtetin komonist nuk e deshi,sepse nuk guxonte por edhe nuk ka mundur të dal jashtë korrnizave familjare patriotike e kombetare,qe nga babgjyshi i tij një fetar e patriot i madh,shkruan edhe Adem Derguti në librin e tij, i quajtur Fetah,pra 103 viteve,tani jemi në 2020.

Me humbjen e vëllait të tij,pak vite para Mulla Mehdisë , me të njëjtin profesion iku pak sa heret,por nga ajo dite Hoxha në fjalë,si ju thye një krah,siç thotë populli,pasi ishin rritur bashkë,torturat e 81 i kane përjetuar së bashku,dhe do vazhdojmë këtu më poshtë biografin e vëllait të tij pak vite më i vjetër,teologu, Jonuz Hoxha.

Duke parë Rrethanat e krijuara të pasluftës në Kosovë dhe në rajon, krijuan një guerile tjetër shqiptare do ta shoh dritën në Luginë e Preshevës. Prezenca ndërkombëtare në rajon, konkretisht, zona e sigurisë etj, ndikuan që UÇPMB-ja ta ngritë çështjen e fjetur të këtyre tokave shqiptare në një problem ndërkombëtar, ish ushtarët e UÇK-së,shumica ju bashkangjitën nga gjithë trevat e Kosovës,disa edhe nuk u kthyen më,ranë dëshmor për tokat arbnore.

Duke e parë ktë, Ish ushtari i UÇK-së-tani Komandant Fati,alias- Fatmir Guraziu,nënë udhëheqjen e tij,morren këtë rrugë për Luginën e Preshevës për t'ju bashkangjitur aradhave të UÇPMB-së, Besnik Lumi, Kadri Lumi,Mulla Jonuz Hoxha,tani nuk është në jetë më,të gjitha këta ish-ushtaret e UÇK-së,ndryshe teologu Mulla Jonuz Hoxha,ish-Zv.Komandant për moral,politik dhe informim në Bat.'' Sadik Shala'' të Brig. 121 që mbante emrin e Legjendarit Ismet Jashari ''Kumanova''.Po të njëjtët detyrë e ka kryer edhe në Luftën e  UÇPMB,duke lënë pas vetës,para se të shkoj në amshim,librin që i kushtohet kësaj lufte.

I DUHET 50 VJET BLLACIANËVE QËTË KRIJOJM NJË IMAM SIÇ ISHTE  MULLA MEHDI HOXHA. BLLACA HUMBI FIZIKISHT HOXHËN JO EDHE SHPIRTËNISHT SEPSE HOXHA NA LA TËSHANGUAR PËR MOMENTI SEPSE ISHTE EDHE PRISI I FSHATIT QE NA UDHËZONTE PËR ÇDO RASTE....

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat