Diversiteti fetar është vlerë kulminante e harmonisë kombëtare e popullit shqipetar!

Religjion

Diversiteti fetar është vlerë kulminante e harmonisë kombëtare e popullit shqipetar!

Nga: Ismail Muqiqi Më: 24 dhjetor 2021 Në ora: 15:46
Ismail Muqiqi

Gëzuar Krishtlindjet te gjithë Besimtareve Shqiptarë ku do që jetojnë në trojet Etnike Shqiptarë dhe në vendet e ndryshme të Botës. Kjo festë simbolizon paqen, shëndetin, gëzimin, mirëqenën dhe prosperitetin e të gjithë besimtarëve Krishter.

Kjo festë është mesazh për të gjithë Shqiptaret pa dallim feje Myslimanë, Katolik, apo Ortodoks. Shqiptaret gjat periudhave të bujshme të Historisë arritën të ruajnë dhe kultivojnë vlerat, diverzitetin fetar i cili ishte arma më efikase për të ruajtur unitetin e Popullit në momentet më të vështira të zhvillimit Historik. Anemiket e Shqiptareve nuk arritën asnjëherë të përqajn unitetin e popullit edhe pse u përpiqen që përmes fesë shumë here ti atakonin vlerat fetare dhe diverzitetin.

Këto vlera u trashëguan dhe u kultivuan me shekuj nga figurat dhe personalitetet të ndryshme të inteligjencës Shqiptarë të cilët gjat jetës dhanë kontribut Historik dhe Kombëtar për identitetin dhe faktorizimin e Kombit Shqiptarë në përgjithësi. Kontribut të veçante në këtë drejtim dhanë edhe një numër i konsiderueshëm i prisve fetar qofshin Katolik, Myslimanë apo Ortodoks.

Këta Teolog nuk lejuan që askush ti atakoj apo të përqajn Kombinë përmes propagandës fetare. Këta prese fetar në mënyrë shpirtërore e edukuan dhe e ruajtën popullin dhe harmonin e tij. Për nder të Krishtlindjeve duhet përkujtuar të gjithë veprimtaret dhe patriotët Shqiptarë të cilët punuan shumë dhe nuk kursyen mundin, dijen dhe pasurinë për ta ruajtur identitetin e Kombit Shqiptarë.

Në fund po theksojmë se në prag të Krishtlindjeve diverzitetin fetar është vlerë, dhe mrekulli i cili do të shërbej gjithnjë për të ecur para ashtu si populli i civilizuar i cili ka histori të lashtë dhe është i mishëruar më humanizëm, dhe ideale për ti ruajtur vlerat universale/njerëzore.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat