Habemus Papam!

Religjion

Habemus Papam!

Nga: Agron Shabani Më: 21 maj 2025 Në ora: 16:04
Autori Agron Shabani

Zgjedhja ose emërimi i kardinalit të njohur amerikan, Frensis Robert Prevost (Francis Robert Prevost), respektivisht Papa Leoni XIV, në krye të Selisë së Shenjtë (Pontifikatit) në Vatikan, ndodhi vetëm pak ditë pas vdekjes (shuarjes) së Papa Françeskut XVI, në festën e madhe të Pashkëve.

Mbase, në një moment dramatik të marrëdhënieve ndërkombëtare.

Bëhet e ditur se Papa Leoni XIV, përveç të tjerash, i takon frymës ose parimit të njohur augustinian. Në kuadër të kremtimeve dhe misionit të tij, Shën Augustini, në një rast, thotë: “Për ju jam ipeshkëv, ndërsa me ju dhe në ju jam në Jezu Krishtin.” (fund i citatit)

U mor vesh se besimi i krishterë ose katolik na mëson dhe na udhëzon se Jezu Krishti është vetë Dija, Drita dhe Fuqia e Hyjit (Zotit), ndërsa Kungimi (lat. communicare, që do të thotë dialog ose komunikim) është një sakrament, një urdhër dhe një testament i madh, të cilin e themeloi vetë Jezu Krishti.
Edhe flija ose vetëflijimi gjithashtu. Madje, Shën Augustini në një rast thotë:

“E shqetësuar është zemra e njeriut, e cila nuk mund të qetësohet derisa nuk banon dhe jeton në Ty, o Zot!”

Është e natyrshme dhe plotësisht e justifikuar që në entourage-n teologjiko-filozofik të Papës Leoni XIV, të jenë të pranishme edhe elementet dhe parimet shkencore-humaniste të filozofit dhe matematikanit të njohur anglez, Isak Njuton (Isaac Newton), mbi harmoninë e përhershme të ligjeve hyjnore me ato shkencore të kozmosit dhe universit tonë.

Papa Leoni XIV, përveç shkencave teologjike, thuhet se i ka studiuar edhe shkencat natyrore.

Në teologjinë, holistikën dhe filozofinë kristiane ose katolike, eshatologjia përshkruan, konvencionalizon dhe harmonizon të gjitha proceset dhe fenomenet natyrore dhe mbinatyrore — para vdekjes dhe pas ringjalljes së Jezu Krishtit. Respektivisht, të djeshmen, të sotmen dhe të nesërmen; historinë dhe të ardhmen e botës, jetës, tokës, qiellit, si dhe të gjitha qenieve dhe ekzistencave të tjera.

E vërteta është se religjioni mund të konsiderohet profan për njerëzit e shpirtit dhe besimit, ashtu sikurse besimi është thelbësor për njerëzit e kulturuar.
Edhe për njerëzit e fesë islame, gjithashtu.

U mor vesh se atdhedashuria ose patriotizmi është një nga vlerat dhe idealet themelore të krishterimit dhe islamit.

Krishtërimi dhe Islami, në fakt, kanë luajtur një rol të madh edhe për ne iliro-shqiptarët, duke lënë gjurmë të thella dhe të pashlyera në historinë tonë kombëtare.

Ky kontribut mund të vlerësohet vetëm përmes zhvillimit, edukimit, arsimimit dhe emancipimit të përgjithshëm të njeriut, popullit dhe shtetit.

Parimi i lirisë së ndërgjegjes dhe besimit — gur themelor i çdo kombi të madh — vlerësohet si i shenjtë tek shqiptarët.

Prandaj, edhe ngjashmëritë midis Pjetër Bogdanit, Shën Tomës dhe Shën Augustinit duhet të studiohen e analizohen me kujdes, jo si të rastësishme.
Sidomos përpjekja e tyre e përbashkët për të pajtuar filozofinë kombëtare, çlirimtare dhe patriotike me teologjinë.

Shqiptarët e kanë mirëpritur dhe përshëndetur zgjedhjen e Papa Leoni XIV në krye të Selisë së Shenjtë në Vatikan.
Ky është një moment historik. Për herë të parë në krye të Papatit kemi një Papë amerikan, i cili në thelb të misionit të tij pastoralo-ekumenik ka vendosur dialogun, paqen dhe pajtimin midis popujve, feve dhe kulturave të ndryshme anembanë botës.
Veçanërisht, ai ka theksuar nevojën për përfundimin e luftës shkatërrimtare në Ukrainë, në Gaza të Palestinës dhe kudo tjetër.

Përballë sfidës ndërmjet zhvillimit, utilitarizmit, futurizmit dhe besimit shkencor-humanist të Perëndimit, ende qëndron në mënyrë të brishtë dogma absolutisto-klerikale: froni – altari – dhe populli i manipuluar, sipas doktrinave utopike dhe imperialiste të Vladimir Putinit, Ivan Groznit, Aleksandrit dhe carëve të tjerë të Rusisë.
Ata i thanë dikur popullit të Ukrainës:
“Ose pranoni Rusinë si atdheun tuaj, ose do t’ju zhdukim nga faqja e dheut!”

Absolutizmi, si doktrinë dhe praktikë, thuhet se lindi dhe vdiq në Francë gjatë Revolucionit të Madh, kur guvernatori i Bastijës, De Launay, së bashku me mbretin Luigji XVI dhe Maria Antoinetten, e paguan me jetën për luksin dhe arrogancën e tyre.

Presidenti rus, Vladimir Putin, dhe makineria e tij ushtarake në Kremlin duket se e duan Ukrainën tërësisht për vete – si “trofe lufte” – edhe sikur ajo të jetë e djegur dhe e shkatërruar.
Ndoshta edhe shtetet baltike, pjesë të Polonisë, Finlandës etj., ashtu si në kohët e Rusisë cariste të Pjetrit të Madh ose Aleksandër Romanovit.

Ati i Shenjtë, Leoni XIV, në një ceremoni të tij në Bazilikën e Shën Pjetrit, u shpreh qartë dhe pa ekuivoke kundër blasfemisë luftarake në Ukrainë, Palestinë dhe gjetkë.

Thuhet se në kohën e Filipit II (babai i Aleksandrit të Madh), në Pela të Maqedonisë së lashtë (Iliri), u lidh “Paqja e madhe e Filokratit” – një marrëveshje ndërmjet popujve e shteteve të ndryshme për të mbrojtur territoret autoktone dhe etnike.
Ajo u bë në vitin 346 para Krishtit dhe për një kohë të gjatë shërbeu si model për shumë kombe.

Ndryshe nga kjo, konceptimi kristianist i historisë mbi "shtatë ditët e krijimit", si dhe ndarja e historisë në “para dhe pas lindjes së Krishtit” (“ante-quem” dhe “post-quem”), çoi në vendosjen e kalendarit Gregorian – i cili, në bazë të punës së Dionysius Exiguus, zëvendësoi kalendarët më të vjetër si ai Julian, babilonas, persian, etj.

Pavarësisht kësaj, në disa vende si Rusia, gjatë periudhës 1582–1918, ekzistuan dy kalendarë paralelë, për shkak të refuzimit për të pranuar kalendarin Gregorian, të zyrtarizuar nga Papa Gregori XIII me ndihmën e ideve të Nicolaus Cusanus dhe Nikola Kopernikut.

Disa rusë edhe sot e masin kohën sipas kalendarëve të vjetër të Ptolemeut, Jul Cezarit dhe traditave cariste.

“Ata që vijnë vonë, i dënon jeta.”

— Mikhail Gorbatchev.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat