Kosovës do t’i ofrohet liberalizimi i vizave me kushte

Religjion

Kosovës do t’i ofrohet liberalizimi i vizave me kushte

Më: 17 prill 2016 Në ora: 15:26

Në numrin e saj të sotëm e përditshmja “Welt am Sonntag”shkruan se liberalizimi i vizave për shtetet e treta që ofrohet nga Bashkimit Evropian do të pësojë një ndryshim nga praktika e deritashme. Kjo sidomos për shtetet që është planifikuar dhe paralajmëruar se do të ngjajë këtë vit. Kështu duke filluar me Turqinë por edhe për Gjeorgjinë, Kosovën dhe Ukraninën pritet të zbatohet ky ndryshim.

Një diplomat i cili s’ka dashur që t’i përmendet emri ka bërë të ditur që BE-ja do të bëjë një marrëveshje të “jashtëzakonshme” me Turqinë e mëpas edhe Gjeorgjinë, Ukrainën e Kosovën e cila nuk ishte bërë deri më tashti. Sipas këtij plani “marrëveshja në fjalë do të përmbajë një klauzolë suspendimi e cila do të aktivizohet automatikisht nëse shteti që ka arritur marrëveshjen me Brukselin nuk i përmbahet asaj për të gjitha aspektet e veçanta të kësaj”.

Sipas këtij plani në fjalë për Turqinë do të vlente kjo nëse Turqia nuk i kthen prapa refugjatët nga Greqia, kurse për Ukrainën kjo vlen në rast se ajo s’i përmbush kushtet e marrëveshjes me Moskën e Kosova e Gjeorgjia do të pësonin në rast se nga këto vende do të ketë azilkërkues në vendet anëtare të BE-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat