Gabimet e vogla rrezikojnë shëndetin - Bota Sot
Gabimet e vogla rrezikojnë shëndetin

Shëndetësia

Gabimet e vogla rrezikojnë shëndetin

Më: 17 shkurt 2019 Në ora: 18:26
Foto ilustrim

Gjërat në dukje të padëmshme mund të kenë një efekt të rëndësishëm në shëndetin, andaj është e nevojshme të merren parasysh se disa zakone, të cilat nuk supozojmë se mund të jenë të këqija për shëndetin, duhet të largohen ose të përdoren në një shkallë më të vogël.

Prekja e fytyrës dhe syve

Mos prekni fytyrën me duar, pasi në këtë mënyrë mund të shkaktoni infeksione të ndryshme, siç janë aknet dhe herpesi. Nëse fshini sytë, mund të merrni konjunktivitet, i cili është një infeksion shumë i pakëndshëm, që përfshin inflamacion, lotimin e syve, ndjesinë e ndezjes dhe ndjeshmërinë ndaj dritës.

Mbajtja e teshtimës

Funksioni kryesor i teshtitjes është lirimi i baktereve, viruseve dhe grimcave të pluhurit. Kur ju mbani teshtimën, ju nuk lejoni që trupi të hedh jashtë gjërat e  dëmshme. Përveç kësaj, presioni kthehet në trup (kur teshtijmë, ajri lëviz me shpejtësi rreth 160 kilometra në orë), gjë që mund të dëmtojë dëgjimin, të rrisë presionin e gjakut dhe të shkaktojë dëmtimin e ezofagut.

Mos i hani farat me dhëmbë

Farat e lulediellit janë shumë të shijshme, por ju nuk duhet t’i qëroni ato me dhëmbët tuaj, por me duar. Dentistët thonë se ata mund të identifikojnë me saktësi njerëzit që hanë fara me dhëmbë.

Përtypja e objekteve të forta

Disa njerëz kafshojnë stilolapsa, kimikate dhe gjëra të tjera të forta ndërsa punojnë diçka tjetër. Ata me këtë dëmtojnë dhëmbët dhe kjo është arsyeja pse ju nuk duhet të kafshoni arrat, të përtypni akull ose gjel sheqeri.

Leximi në pozitë të shtrirë

Kur lexoni, libri nuk duhet të jetë shumë afër syve, qafa dhe shpina duhet të jenë të drejta, ju nuk duhet të qëndroni në krah, pasi në atë rast distanca nga syri vazhdimisht ndryshon. Kjo është arsyeja pse është më mirë të lexohet në pozitë të ulur.

Shtyni kohën e shkuarjes në tualet

Mjekët pajtohen se ju nuk keni nevojë të vonoheni të shkoni në tualet, pasi  nëse e bëni këtë, atëherë vjen deri te tendosja e muskujve të brendshëm, gjë që çon në infeksion të traktit urinar dhe kapsllëk, transmeton KosovaPress.

Hani shpesh çamçakëz

Përtypja stimulon prodhimin e lëngjeve në stomak, kështu që nuk duhet të përtypni çamçakëzin përpara ngrënies. Kjo mund të çojë në gastrit dhe madje në shfaqjen e ulcerave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...