Sëmundja Lyme: Katër shenjat e hershme se jeni pickuar nga një insekt i infektuar - Bota Sot
Sëmundja Lyme: Katër shenjat e hershme se jeni pickuar nga një insekt i infektuar

Shëndetësia

Sëmundja Lyme: Katër shenjat e hershme se jeni pickuar nga një insekt i infektuar

Më: 12 gusht 2019 Në ora: 23:33
Foto ilustrim

Sëmundja Lyme është një infeksion bakterial që te njerëzit shpërndahet përmes insekteve të infektuara.

Kjo mund të trajtohet lehtë nëse vërehet në fazat e hershme, por shtyrja e njohjes së saj mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të simptomave në periudha më afatgjata.

Sipas Institutit Publik të Shëndetësisë në Angli, nga matjet dy mijë deri në tre mijë raste janë të konfirmuara atje me sëmundjen Lyme, shkruan Express.co.uk.

Është qenësore që të dihen se cilat janë shenjat e para që ua jep trupi juaj nëse jeni prekur nga insektet e infektuara.

Këto janë:

Skuqje rrethore dalluese – te shumë njerëz sëmundja e Lyme në fazën e hershme zhvillohet rreth vendit të pickimit, zakonisht një deri në katër javë pas infektimit.

Simptoma të shumta të ngjashme me gripin – ethe dhe djersite, dridhje, lodhje, dhimbje në qafë apo shtrëngim, kokëdhimbje dhe dhimbje të nyjeve dhe muskujve.

Paralizë e muskujve të fytyrës, zakonisht vetëm në njërën anë (Paraliza Bell)

Dhimbje të nervave të cilat mund të jenë të forta.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...