Kujdes nga depresioni, ja si ndikon ai tek zemra

Shëndetësia

Kujdes nga depresioni, ja si ndikon ai tek zemra

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 09:56
Foto Ilustrim

Shpesh njerëzit e perceptojnë depresionin si një çrregullim emocional që ndikon vetëm tek humori dhe tek mendja. Kjo është pjesërisht e vërtetë.

Ekspertët më në zë të kësaj fushe, të cilëve u referohet AgroWeb.org, shpjegojnë se depresioni përmban shumë aspekte fizike të dëmshme siç janë niveli i ulët i energjisë dhe drobitja e fortë. Në trajtimin e kësaj sëmundjeje, ekspertët rekomandojnë trajtimin e aspektit emocional por edhe fizik të depresionit sepse të dyja prekin fort cilësinë e jetës.

Depresioni jo domosdoshmërisht manifestohet me simptoma emocionale. Simptomat fizike të depresionit janë të shumta siç janë luhajtjet në regjimin e gjumit, mungesë oreksi dhe rënie të energjisë. Përpos tyre, njeriu vuan edhe nga dhimbjet e kokës ose të shpinës. Disa njerëz përjetojnë edhe ndryshime në peshën e tyre.

Këto simptoma shfaqen sepse depresioni ndikon në disa zona të caktuara të trurit që kanë të bëjnë me mënyrën se si funksionon organizmi. Për pasojë, njerëzit që vuajnë nga depresioni janë ndjeshëm më të rrezikuar nga dhimbja kronike. Njerëzit e prekur nga depresioni kanë mungesa të thella të gjumit, por nga ana tjetër, ata janë tepër të drobitur dhe duan të flenë më shumë.

Si Ndikon Depresioni Tek Shëndeti i Zemrës

Siç e thamë edhe më lart, depresioni ndikon tek i gjithë trupi dhe jo vetëm truri. Ai shkakton një inflamacion të shkallës së ulët që bllokon enët e gjakut. Depresioni nxit edhe prodhimin e hormoneve të stresit duke zbehur reagimin e zemrës kur kërkon më shumë gjak.

Këto hormone aktivizojnë disa fragmente qelizore që grumbullohen dhe ngjiten me njëra tjetër duke bllokuar qarkullimin e gjakut e rrezikuar shëndetin e zemrës. Pëveç ushqyerjes, aktivitetit fizik dhe trajtimit me barna të depresionit të rekomanduara nga mjeku, ekspertët rekomandojnë edhe përdorimin e bimëve mjekësore të caktuara që qetësojnë shpirtin, mendjen dhe për pasojë edhe organizmin plotësisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat