Çfarë flet për ju kafeja që e pini

Shëndetësia

Çfarë flet për ju kafeja që e pini

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 15:13
Foto Ilustrim

Derisa në një kafiteri pini kafenë, nuk shikoni në telefonin tuaj, ngriteni kokën lart dhe shikoni se çfarë kafe pinë njerëzit përreth nesh. Do ta shihni se ky detaj flet shumë për njerëzit .

KAFEJA E ZEZË PA SHEQER DHE QUMËSHT

Nëse ditën e filloni me një gotë kafe të fortë të zezë, me siguri se ju nevojitet më shumë kafeinë dhe pa sheqer shtesë dhe qumësht. Nuk ju pengon shija e fortë dhe është tërheqëse ajo që e pini. Gjithmonë e përfundoni atë që e filloni. Jeni optimist për shëndetin dhe vlerësoni shijet intensive.

ESPRESO

Nëse porosisni espreso, me siguri se ju nevojitet më shumë kafeinë, shpresoni se me disa gllënjka do të kthjelleni shpejt dhe do të jeni më efikas. Ndoshta thjeshtë pinin espreso, pasi që ka shije të mirë. Jeni lodhur kronik, e lodhin veten me shumë punë dhe pak pushim. Vlerësoni atë momentin e artë të mëngjesit, kur në qetësie dhe paqe pini espreso. Gjithmonë jeni për ngut, por edhe më tutje vlerësoni imtësitë në jetë.

KAFE TË AROMATIZUARA ME QUMËSHT

Nëse pëlqeni variante të ndryshme të kafesë me qumësht, me siguri se jeni një person që kënaqet në shije dhe nuk mërziteni aspak se sa sheqer apo shllag keni vendosur në kafe. Për ju më me rëndësi është shija sesa kafeina. Me siguri se për ju ka rëndësi si duket kafeja juaj. Pëlqeni të eksperimentoni me ushqimin dhe me pijet dhe kurrë nuk ndiheni mirë kur provojnë t'jua kufizojnë opsionet.

KAFE ME QUMËSHT DHE SHEQER

Këtë kafe e porosisin ata që janë për ngut, e shpeshherë kërkojnë ta marrin me vete. Jeni gjithmonë të përqendruar dhe të gatshëm ta filloni mëngjesin me bashkëpunëtorët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat