Çfarë duhet të bësh çdo mëngjes para se të mbushësh 30 vjeç

Shëndetësia

Çfarë duhet të bësh çdo mëngjes para se të mbushësh 30 vjeç

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 19:17
Ilustrim

Ekzistojnë shumë këshilla për mënyrën si duhet ta nisësh ditën. Disa thonë që duhet të nisësh menjëherë të bësh ushtrime. Disa thonë që duhet të pish ujë të ngrohtë me limon. Ka kaq shumë propozime për minutat e para të ditës së një personi, sa mund të të lodhin, sigurisht është shumë informacion ndërsa flitet për kohën kur ende nuk kemi pirë kafen, por nëse inkorporon praktika të shëndetshme pak nga pak, çdo ditë mund të shërbejë për të ndërtuar një rutinë që do të përmirësojë cilësinë e jetës. Ja disa veprime mëngjesi që duhen praktikuar.

Të kthehemi pak pas, shpejt e shpejt, në fillim. Nis që një mbrëmje më parë

Vendos një regjim bukurie, fik të gjitha pajisjet teknologjike 90 minuta para gjumit dhe shko të flesh aq herët sa të kesh mjaftueshëm kohë për t’u çlodhur. Oh, dhe një dhomë e bukur, qetësuese gjumi nuk i bën dëm askujt.  

Zgjohu më mirë

Telefoni dhe zilet tradicionale të alarmit mund të jenë nervozuese. Nise ditën paqësisht dhe ngadalë me një qasje më të butë si ai që krijojnë disa alarme që mund të blihen dhe në Amazon, të cilët simulojnë lindjen e diellit dhe përdorin tinguj qetësues për të të zgjuar natyralisht.

Hidratohu

Tani mund të pish edhe një gotë ujë, është një mënyrë e mirë për t’u hidratuar pas 6-8 orësh që nuk ke pirë asgjë.

Lëviz

Edhe nëse bën stretching për 20 minuta, kjo e vë në lëvizje gjakun, largon mpirjen, aktivizon endorfinën dhe ti e ke hequr një punë për ditën.

Kalo pak kohë të qetë

Edhe nëse është lutje, meditim, lexim, të shkruar apo thjesht disa frymëmarrje të ndërgjegjshme, i jep një kohë të shëndetshme mendërisht dhe emocionalisht ditës.

Zbukurohu

Vendos një rutinë bukurie që të pëlqen, që ka efekt dhe që mezi e pret. Do ndihesh mirë gjithë ditën dhe faza e përgatitjes për të dalë, nuk do jetë stresuese.

Ha si duhet

Nëse nuk ke kohë apo dëshirë për të përgatitur çdo ditë një mëngjes me proteina dhe perime, përdor fundjavat për të përgatitur paraprakisht mëngjeset që do të duhet vetëm t’i ngrohësh çdo ditë, siç mund të jenë salsiçet e pjekura apo një sanduiç me vezë.

Përdore kohën e rrugës për në punë

Nëse nget makinën, ecën, ose merr autobusin, kjo nuk ka pse të jetë një kohë pasive. Dëgjo një libër të regjistruar, ndonjë podcast, ose nëse nget makinën, krijo bibliotekën zanore dhe mjedisin pa stres brenda saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat