Ja pse nuk duhet të hani qofte pa qepë

Shëndetësia

Ja pse nuk duhet të hani qofte pa qepë

Më: 10 janar 2021 Në ora: 23:38
Foto ilustrim

Në kohën e Greqisë antike, olimpikët para garimit hanin qepë në sasi të mëdha, pinin lëng qepësh dhe e fërkonin lëkurën me të, meqë besonin se kështu e rritnin fuqinë e tyre trupore. Shkencëtarët bashkëkohorë kanë konstatuar se qepa me të vërtetë është shumë e dobishme.

Tiosulfinatet (përbërësit sulfurikë të qepëve, të cilat ua japin atyre erën karakteristike) zbusin simptomat e diabetit dhe mbrojnë nga sëmundjet e zemrës. Kuercetina, një flavonoid që gjendet në qepë, parandalon reaksionet alergjike dhe mbron nga të thatët në lukth, si dhe nga kanceri i ezofagut, zorrës së trashë dhe gjirit. Dhe, sportistët e lashtë grekë me të vërtetë kanë pasur të drejtë, meqë disa vjet më parë shkencëtarët kanë konstatuar se ekstraktii kuercetinës me të vërtetë e rritë qëndrueshmërinë fizike.

Përpos në qepë, kjo substancë e dobishme gjendet edhe në mollë dhe çaj .Por, organizmi jonë e absorbon shumë më shpejt nga qepa, sesa nga gjësendet e tjera ushqimore. Qepa e kuqe përmban më shumë kuercetinë sesa qepa e bardhë, për shkak të pigmentit.

Duke qenë se nxehtësia shkatërron sasinë më të madhe të tiosulfinateve, më së miri është që të hani qepë të freskët, prandaj mos hezitoni që qoftet tuaja t'i hani me qepë edhe nëse kjo iu pengon shokëve tuaj. Qepa duhet të jetë e pranishme në ushqimin tonë të përditshëm, meqë me të vërtetë është e shëndetshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat