Vaksina e dytë ruse kundër koronavirusit rezulton efektive 100%

Shëndetësia

Vaksina e dytë ruse kundër koronavirusit rezulton efektive 100%

Më: 19 janar 2021 Në ora: 12:24
Foto ilustrim

Vaksina e dytë ruse kundër koronavirusit, EpiVakCorona është efektive 100%. Në këtë përfundim kanë dalë testimet e kryera për këtë vaksinë.

Shërbimi rus i Shëndetit të Njeriut dhe Mbrojtja e Konsumatorit (Rospotrebnadzor), njoftoi se: “Sipas rezultateve të marra në fazën e parë dhe të dytë të provave klinike, efikasiteti i vaksinës EpiVakCorona në imunitet është në nivelin 100%”.

Vaksina EpiVakCorona, e zhvilluar nga Qendra e Shkencave Vektor.

Ajo është  vaksina e dytë Covid-19 e regjistruar në Rusi pas Sputnik-V.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat