A mund të jetë dhimbja e shpinës shenjë fillestare e infeksionit Sars-CoV-2

Shëndetësia

A mund të jetë dhimbja e shpinës shenjë fillestare e infeksionit Sars-CoV-2

Më: 28 janar 2021 Në ora: 17:29
Ilustrim

Ka shumë simptoma që mund të tregojnë për një rast Covid, por për disa flitet më shumë se të tjerat.

Simptomat e zakonshme përfshijnë kollë, ethe dhe gulçim, por pacientët gjithashtu janë ankuar për simptoma më të pazakonta, duke përfshirë skuqjet dhe dhimbjen e syve, shkruan burimi Best Life.

Kohët e fundit, një simptomë tjetër e përflitur shumë është edhe dhimbja e shpinës.

Sigurisht, dhimbja e shpinës është një fenomen shumë i zakonshëm, por ka disa shenja treguese që mund t’ju ndihmojnë të përcaktoni nëse ajo që po përjetoni është një simptomë e koronavirusit.

– Keni simptoma të tjera të zakonshme të koronavirusit

Dhimbja e shpinës mund të jetë një simptomë e dhimbjes së muskujve nga koronavirusit, thotë Dr. Leann Poston, një mjeke e licencuar dhe këshilltare shëndetësor për Invigor Medical.

Sidoqoftë, nuk ka shumë gjasa që kjo simptomë më vete të jetë një shenjë se keni Covid.

Në vend të kësaj, Dr. Poston thotë se të infektuarit duhet të presin gjithashtu që të humbin ndjenjën e shijes dhe nuhatjes, gulçim, dhimbje koke, ethe dhe / ose një kollë të thatë.

– Po përjetoni dhimbje të muskujve të tjerë në të gjithë trupin

Dr. Mattheë Kohler, një specialist i menaxhimit të dhimbjes dhe bashkëthemelues i Ospina Medical, thotë se ndërsa dhimbjet e muskujve janë një simptomë e raportuar e Covidit, ato nuk ka të ngjarë të paraqiten vetëm në një vend, si në pjesën e shpinës përshembull.

Por është e mundshme që dhimbja e shpinës në lidhje me Covid të paraqitet me dhimbje më të përhapura në të gjithë trupin, shpjegon Dr. Kohler.

– Keni një kollë të dhimbshme dhe të thatë

Një simptomë e zakonshme që duhet të shikoni me të vërtetë për të përcaktuar nëse keni koronavirus është një kollë e thatë.

Kjo pasi, sipas Dr. Poston, dhimbja e shpinës që përjeton gjatë Covidit zakonisht është rezultat i kollës së tyre.

“Kollitja mund të shkaktojë dhimbje në brinjë dhe diafragmë, e cila shpesh rrezaton dhimbjen edhe në shpinë,” shpjegon ajo. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat