Top 4-she e simptomave të variantit të ri Covid-19, sipas ekspertëve mjekësor

Shëndetësia

Top 4-she e simptomave të variantit të ri Covid-19, sipas ekspertëve mjekësor

Më: 31 janar 2021 Në ora: 09:10
Ilustrim

Ka kaluar një muaj që kur një mutacion shumë ngjitës i virusit SARS-CoV-2 i zbuluar në Mbretërinë e Bashkuar bëri rrugën e tij në vende të ndryshme evropiane dhe në SHBA.

Që atëherë, varianti është përhapur në të paktën 28 ​​shtete, dhe sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), ky variant me gjasë do të bëhet lloji dominues në SHBA deri në muajin mars, shkruan Best Life.

Një studim i ri nga Zyra e Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për Statistikat Kombëtare (ONS), analizoi simptomat e një mostre të rastësishme prej 6.000 pacientësh të cilët rezultuan pozitiv për koronavirusin nga mesi i nëntorit deri në mesin e muajit janarit, raporton BBC.

Rezultatet e testit treguan se 3.500 pacientët që rezultuan pozitiv për variantin e ri të Mbretërisë së Bashkuar kishin më shumë të ngjarë të përjetonin katër simptoma në veçanti kur krahasoheshin me 2.500 të cilët u zbuluan të infektuar nga variante të tjera.

Por përveç që është më i transmetueshëm, një studim i ri ka zbuluar se varianti i ri Covid i Mbretërisë së Bashkuar, manifestohet me këto simptoma të mëposhtme si:

– Kollitja;

– Lodhja;

– Dhimbje të muskujve dhe

– Dhimbje fyti. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat