Shprehitë e natës që e shkatërrojnë gjumin tuaj

Shëndetësia

Shprehitë e natës që e shkatërrojnë gjumin tuaj

Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 21:28
Ilustrim

Gjumi është shumë i rëndësishëm në jetën e njeriut. Nga gjumi varen shumë gjera përfshir këtu disponimin, memorjen dhe shëndetin në përgjithësi, prandaj është shumë e rëndësishmë të bëjmë gjumë të mire.

Shumica e përsonave kanë disa shprehi të këqija që e dëmtojnë gjumin e tyre.

Keto janë disa nga shprehit që e dëmtojnë gjumin tuaj:

1.NDJEKJA E TV-SË PARA GJUMIT

Shumë përsonave ju pëlqen të shikojn në ndonjë kanal televiziv para gjumit, është një aktivitet që më së shumti e bëjnë por a është e mirë kjo? Jo edhe aq, problemi është se duke e shikuar TV-në para gjumit mundë të rezultoj në gjumë të pa rehatshëm .

2.PËRDORIMI I TELEFONAVE CELULARË

Telefonat e menqur janë bërë një objekt shumë I rëndësishëm në jetët tona dhe një ndihmes e madhe. Por nuk mund ta injorojmë faktin që në mënyra të panjohura e dëmtojnë shëndetin tonë. Një studim zbuloi se sasi të vogla të rrezatimit që dalin nga telefonat celularë mund ti shkaktojn probleme serioze gjumit. Drita artificiale që e lëshojnë e shtyp hormonin që e nxit gjumin. Rezultati: Ju flini më pak dhe ndiheni më të lodhur. Hulumtuesit gjithashtu zbuluan se përdoruesit e telefonave celularë kishin më shumë dhimbje koke, kishin më shumë vështirësi të binin në gjumë dhe merrnin një kohë më të gjatë për të fjetur.

3.NGRËNJA E USHQIMEVE JO TË SHËNDETSHME GJATË NATËS

Vazhdoni të hani biskota në mesnatë? Përveç ndikimit negativ që ka në belin tuaj, ngrënja e ushqimeve jo të shëndetshme mund të çojë në një gjumë të dobët, të vazhduar me zgjime të shpeshta. Në qdo mënyrë që mund ta shikoni, ngrënja e ushqimeve jo të shëndetshme është një vendim i keq para gjumit. Ushqimet e sheqerit mund t’ju japin një tronditje të panevojshme të energjisë, ushqimet e kripura mund t’ju bëjnë të etur, dhe hulumtimi tregon se ushqimet pikante e ngrenë temperaturën e trupit, duke shkaktuar çrregullime gjumi.

4.KONSUMIMI I ALKOOLIT PARA GJUMIT

Nëse ju zë gjumi kur jeni të pirë sigurishtë që do mendoni se keni bere nje gjumë te mir. Por alkooli nuk ju lejon të flini mire gjatë natës pa e kuptuar ju. Pirja edhe në nivele të ulëta të alkoolit para gjumit ka ndikim të konsiderueshëm në gjumin tuaj.

5.MUNGESA E DRITËS NATURALE

Drita naturale që e merrni gjatë ditës ka rëndësi të madhe. Është e rekomandueshme të mos rrini shumë të mbyllur gjatë ditës. Sa më shumë që rrini në dritë artificiale aq më shumë do të ketë depresion dhe gjumë të keq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat