Sa shpesh e pastroni gjuhën tuaj? Nëse nuk e bëni, rrezikoheni nga baktere të rrezikshme

Shëndetësia

Sa shpesh e pastroni gjuhën tuaj? Nëse nuk e bëni, rrezikoheni nga baktere të rrezikshme

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 19:54
Foto ilustrim

Pastrimi i dhëmbëve është shprehi e përditshme dhe e shëndetshme. Por, kur t'i pastrojmë dhëmbët, kujdes duhet kushtuar edhe gjuhës. Arsye ka të shumta për këtë. Kur të mendoni në higjienën e gojës, me siguri se së pari mendoni në dhëmbët.

Por, ajo që nuk guxoni ta anashkaloni është - gjuha. E pastrimi i gjuhës, duhet pranuar, për të gjithë njerëzit nuk është edhe aq praktikë e rregullt. Por, pikërisht këtu qëndrojnë shumë probleme.

Gjuha është organ që për çdo ditë ju ekspozohet goditjeve nga bakteret, mikroorganizmave që i konsumojmë përmes ushqimit, me pije. Higjiena jo e rregullt e gjuhës është shkasi i aromës së keqe të gojës. Këta mikroorganizma që gjenden në hapësirën e ngrohtë të gjuhës për 80 deri 95 për qind janë fajtor për infeksionin e sistemit respirator.

Po ashtu, mospastrimi i gjuhës mund të jetë përgjegjës për sëmundjet kardiovaskulare, problemet me tretje, infeksionin e mushkërive, jopjellorinë, osteoporozën dhe kariesin. Kur të ftoheni, gjuhën duhet pastruar disa here në ditë. Pos se me paste të dhëmbëve, mund të shtoni edhe pak sodë bikarboni

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat