A është kaq e rëndësishme të urinojmë pas seksit?

Shëndetësia

A është kaq e rëndësishme të urinojmë pas seksit?

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 16:13
Foto ilustrim

Është e vërtetë se sëmundjet e traktit urinar (STU) janë të zakonshme tek femrat dhe ato që janë seksualisht aktive janë më të rrezikuara. Një infeksion i traktit urinar ndodh kur bakteret nga uretera arrijnë në veshka ku shumohen dhe shkaktojnë infeksione. Këto infeksione shpesh lidhen më marrëdhëniet seksuale duke qenë se gjatë tyre uretera përballet me baktere të reja dhe tek anatomia e femrës, rruga derjt veshkave është më e shkurtër se tek meshkujt.

Urinimi pas seksit ndihmon në largimin e baktereve para se ato të udhëtojnë drejt veshkave, por gjithsesi ky proces nuk ka një kohë të përcaktuar. Ndërkohë që urinimi para dhe pas seksit ul shancet për të marrë një STU, për këtë nuk është e nevojshme të keni një kronometër. Pra nëse nuk e ndjeni të nevojshme të urinoni, atëherë mos e shtyni veten.

Thjesht sigurohuni që ta bëni një gjë të tillë parpara se t’ju zërë gjumi. Nëse ndieni nevojën për të urinuar, mos e injoroni atë. Pas seksit apo në çdo moment tjetër të ditës, kurrë mos e mbani urinën pasi një gjë e tillë mund të rrisë numrin e baktereve dhe të përkeqësojë infeksionet. Kështu që bëjeni kur t’ju vijë dhe për t’u theksuar: fshihuni në drejtim nga para-pas.

Disa femra preken më shumë nga këto infeksione se të tjerat. Faktori si diabeti, gurët në veshka apo anomali në traktin urinar, bëjnë që disa femra të preken më thjeshtë nga infeksionet e traktit urinar. Nëse keni deri në tre infeksione të tilla brenda një viti, konsiderojeni veten pjesë të këtij grupimi.

Nëse nuk keni kurrë infeksione të traktit urinar ose shumë të rralla dhe nuk urinoni menjëherë pas seksit, mund të vazhdoni rutinën tuaj.
Nëse nuk ka qenë kurrë një problem për ju, atëherë nuk ka asgjë të keqe të mos urinoni pas marrëdhënieve seksuale. Ndoshta jeni thjesht të hidratuara mirë dhe urinoni në mënyrë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat