Të paktën dy filxhanë në ditë, kjo është pija ideale kundër kollës

Shëndetësia

Të paktën dy filxhanë në ditë, kjo është pija ideale kundër kollës

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 16:44
Foto ilustrim

Simptomat e kollës ndalohen kur ne konsumojnë së paku dy filxhanë kakao në ditë. Kjo tashmë është e vërtetuar në sajë të një studimi që është kryer në këtë drejtim, duke rezultuar si pija perfekte për të ndaluar kollën.

Merita për këtë funksion të kakaos i takon teobriminës, e cila gjendet në një kokërr kakao në masën 2%. Një studim britanik, i drejtuar nga Alyn Morice, drejtoreshë e Cough Clinic në Universitetin e Hull në Yorkshire të Anglisë, ka zbuluar se pirja e dy filxhanëve kakao në ditë apo marrja e kapsulave me kakao, ndikon për të ndaluar kollën.

Studimi u bazua në pacientët e 13 spitaleve në Britaninë e Madhe, të cilët vuanin nga kolla. Në fund të studimit, u vu re se nga pirja e kakaos simptomat e kollës reduktoheshin në masën 33%. Por në fakt jo vetëm kakao ka një efekt mjaft të mirë, pasi edhe çokollata renditet pas saj.

Një rol qetësues luante edhe ngrënia e çokollatës, e cila e ndërpriste kollitjen, por për një afat kohor më të shkurtër. Përpara se të konsultohemi me mjekun familjar, konsumoni një filxhankakao, pasi është e sigurt se do ju qetësojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat