“Jam i dëshpëruar!” Thirrja e fortë dhe trishtuese e një infermieri

Shëndetësia

“Jam i dëshpëruar!” Thirrja e fortë dhe trishtuese e një infermieri

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 20:04
Foto ilustruese

Një infermier me veshje antiCovid, i kapur në një moment nga një kamerë sigurie. Qëndron ulur mbi një krevat, me duart kapur, e pamundur të shohësh shprehjen e fytyrës, por qëndrimi i tij tregon qartësisht lodhje. Quhet Flavio de Cicco, punon në spitalin Monaldi të Napolit dhe dje ka shkruajtur në Facebook mendimet e tij në lidhje me luftën kundër koronavirusit:

“Eshtë dëshpëruese të mos kesh fare idenë e kur do të mund të përfundojë kjo histori.

Eshtë dëshpëruese të mos mundesh të kujtosh pothuaj asnjëherë, se kur filloi.

Eshtë dëshpërues numri i rasteve në rritje të vazhdueshme.

Eshtë dëshpërues agresiviteti i këtyre varianteve.

Eshtë dëshpëruese të shohësh rënien e moshës mesatare të të prekurve.

Eshtë dëshpëruese të të duhet t’ithuash një djaloshi 26-vjeçar se gjithçka do të shkojë mirë, por që duhet të intubohet.

Eshtë dëshpëruese të të duhet t’i thuash babait 40-vjeçar të dy fëmijëve, para se të bjerë në gjumë, se me siguri do i shikojë sërish fëmijët e vet, ndërkohë që të mblidhet një lëmsh në fyt.

Eshtë dëshpëruese të vazhdosh të shikosh njerëz që na lënë.

Eshtë dëshpëruese moskokëçarja e vazhdueshme e disave.

Eshtë dëshpëruese lodhja psikologjike me të cilën, ashtu si shumë kolegë të mi, po e jetoj këtë moment.

Jam i dëshpëruar”.

Një fotografi e saktë e realitetit. Një apel për angazhimin dhe ndjeshmërinë e të gjithëve, pikërisht disa orë përpara se në Milano, qindra të rinj të nisnin një festë me muzikë, vallëzim dhe në fund një sherr. Një zë që duhet dëgjuar. / Corriere della Sera – Bota.al

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat