Pasi të lexoni këto 4 përfitime të panxharit, s’do ta shihni më me mospërfillje në tezgat e fruta-perimeve

Shëndetësia

Pasi të lexoni këto 4 përfitime të panxharit, s’do ta shihni më me mospërfillje në tezgat e fruta-perimeve

Më: 5 mars 2021 Në ora: 20:00
Foto ilustrim

Panxhari i kuq po përjeton një momet të madh fame në rrjetet sociale ku shfaqet në formën e supës, sallata, lëngje dhe ekstrakte. Por a e dini pse? Kjo është për shkak (gjithashtu) të super vetive që ai i sjell organizmit. Një nga  avantazhet e kësaj perime, është se përmban pak më shumë se 40 kalori për hektogram dhe shumë substanca të dobishme për funksionimin e trupit. I volitshëm në një dietë të larmishme, të kompletuar dhe të ekuilibruar, ndihmon trupin të qëndrojë në formë dhe shëndet të mirë.

Për shembull?

Siguron sasi të mira të vitaminës C, e cila përveçse është e dobishme për mbrojtjen e sistemit imunitar nga sulmi i viruseve dhe baktereve, lufton plakjen. Kjo substancë gjithashtu nxit përtithjen e hekurit, një mineral thelbësor për furnizimin e indeve me oksigjen. Por përfitimet e panxharit nuk mbarojnë këtu.

 Lexoni më poshtë 4 prej tyre:

Panxharët favorizojnë një gjendje të mirë shpirtërore

Panxhari i kuq është perimja ideale për të na rikarikuar. Përmban fibra probiotike, mes të cilave inulina. Favorizon shumëfishimin e baktereve të mira të zorrëve, e cila gjithashtu është e përfshirë në prodhimin e hormoneve të ‘humorit të mirë’, mes të cilave serotonina.

Luftojnë sulmet e urisë

Të shtuar në sallata, panxharët e kuq favorizojnë ndjesinë e ngopjes. Ato sigurojnë tripofan, një aminoacid thelbësor, pararendës i serotoninës, një neurotransmetues që rregullon urinë. Sigurojnë gjithashtu fibra që ngadalësojnë absorbimin e sheqernave dhe sigurojnë një periudhë të gjatë ngopjeje.

Luftojnë mbajtjen e lëngjeve dhe grumbullimin e toksinave

Panxharët e kuq janë aleatë të shkëlqyer të funksionimit të duhur të organeve përgjegjëse për eliminimin e toksinave të tepërta. Përmbajnë shumë antioksidantë që nxisin funksionet e mëlçisë. Sigurojnë gjithashtu minerale të tilla si kaliumi dhe sas itë bollshme uji, të cilat lehtësojnë punën e veshkave dhe nxisin diurezën.

Mbrojnë shëndetin e zemrës

Panxharët sigurojnë sasi të larta të karotenoideve, të cilat nxisin kolesterolin e mirë (HDL) dhe ulin kolesterolin e keq (LDL), duke na mbrojtur nga iktusi, sulmi në zemër dhe sëmundjet kardiovaskulare në përgjithësi. Gjithashtu sigurojnë sasi të mira të mineraleve si  magnezi, një element i rëndësishëm,  i cili nxit qarkullimin e duhur të gjakut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat