Ushtrimet e mbrëmjes nuk ju lënë pa gjumë

Shëndetësia

Ushtrimet e mbrëmjes nuk ju lënë pa gjumë

Më: 7 mars 2021 Në ora: 22:08
Ilustrim

Të gjithë ata që nuk kanë mundësi që të bëjnë të paktën vrapin e mëngjesit, tashmë kanë mundësi ta bëjnë në mbrëmje Presioni i punës dhe sfidat për të mbajtur familje kanë krijuar dinamizëm në jetën e gjithsecilit. Kjo ka bërë që njerëzit të kenë më pak kohë për t’u kujdesur për veten.

Shumëkush nuk ka mundësi që të bëjë disa stërvitje në mëngjes, ndërsa miti se ushtrimi në mbrëmje nuk është aq i shëndetshëm dhe të lë pa gjumë ka bërë që shumë prej nesh të mos merren me stërvitjet.

Mirëpo, një studim i fundit në Australi i Universitetit Charles Sturt tregon se stërvitja në mbrëmje nuk ndikon në gjumë dhe madje ju ndihmon të humbisni peshë pasi ju largon nga ideja për të ngrënë. Studimi sugjeron që një stërvitje me intensitet të lartë për gjysme ore rreth orës 19:00 deri në ora 21:00 nuk i sjellë asnjë dëm në shëndet.

Prandaj, të gjithë ata që nuk kanë mundësi që të bëjnë të paktën vrapin e mëngjesit, tashmë kanë mundësi ta bëjnë në mbrëmje pa u shqetësuar se mund të mbesin pa gjumë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat