Si ndikon stresi në gjendjen e një pacienti me Covid-19?

Shëndetësia

Si ndikon stresi në gjendjen e një pacienti me Covid-19?

Më: 21 mars 2021 Në ora: 08:37
Foto ilustrim

Covid-19 një element viral që dhe pas një viti bashkëjetesë me ne, vazhdon të jetë shumë problematik. Siç e kemi përmendur me parë Violenca ose Potenciali Covid ka rënë deri diku si rezultat i infektimit në masë. Fatmirësisht infektimet në masë po shkaktojnë konceptin e Imunitetit të Tufës (pra kemi infektime në masë, rikuperime, rehabilitime dhe shërime në masë sigurisht.

Sfidat më të mëdha të pacientëve të infektuar me Covid-19 konsiderohet Stresi Psiko-Neurotik I cili sipas mendimit tim është patologjia ose sëmundja e shtuar më e madhe se të tjerat.

Një pacient i infektuar me Covid-19 përballet me një stres të komplikuar ku në të përfshihen (frika ndaj aparaturave, frika ndaj rënies së oksigjenit në gjak dhe përdorimit të Oksimetrit Dixhital, frika ndaj përkeqësimit të gjwndjes, frika ndaj medikamenteve, frika për të shkuar në qendrat spitalore, frika ndaj respiratorëve dhe frika ndaj termit inbubim.

Të gjitha këto aspekte shkaktojnë trauma mentale tek këta pacientë të infektuar me Covid duke i cçuar ata të veprojnë në mënyra ekstreme si rezultat i humbjes së durimit. Kuptohet, qeniet njerëzore janë të ndryshëm sepse kodi gjenetik ADN-ja e tyre është e ndryshme. Dikush e përballon me lehtë situatën, dikush e përballon me trauma psikologjike duke ndërmarrë dhe akte ekstreme.

Stresi, kjo sëmundje patologjike më e madhe e shtuar, shkakton gjenerimin e hormonit të kortizolit në gjak. Hormoni i kortizolit është hormoni më i dëmshëm në organizëm, i cili stimulon dhe përkeqëson gjithnjë e më tepër gjendjen e pacientëve jo vetëm me Covid, por dhe pacientëve të tjerë të cilët vuajnë nga patologji apo sëmundje të tjera.

Hormoni i kortizolit është burimi më i madh, i cili ndikon në përkeqësimin e sëmundjeve të pacientëve gjithashtu dhe në shfaqjen e sëmundjeve të rënda.

Stresi shfaqet te personat të cilët anojnë së menduari gjithnjë e më tepër negativisht dhe sipas shkencës së dhe meta-fizikës energjia negative e akumuluar do përkeqësojë gjendjen e pacientëve.

Tek pacientët të cilët mendojnë pozitivisht, akumulohet energji pozitive dhe në këtë rast organizmi i tyre prodhon hormonin serotoninë. Ky hormon, i cili kalon në gjakun e personave dhe pacientëve, i bën ata të ndjehen mirë si rezultat i vetë optimizimit dhe mendimit pozitiv.

Gjithashtu, në Bio-Inxhinieri dhe në Gjenetikë ekziston një lidhje e ngushtë e sistemit imunitar (Qelizave Limfatike, Antitrupave, Imunogloblinave, Antikorpeve dhe këtyre hormoneve).

Hormoni i kortizolit, i shkaktuar nga stresi, është hormoni më o dëmshëm në organizëm. Ai ndikon në dobësimin e sistemit imunitar dhe shfaqjen e shumë sëmundjeve.

Hormoni serotoninë, i shkaktuar nga Optimizmi Mendor dhe gjendja pozitive, shkakton përforcimin e sistemit imunitar.

Dhe siç e dimë, këto qeliza mbrojtëse të organizmit, të cilat formojnë sistemin imunitar, ndikojnë në përballimin dhe dominimin e shumë sëmundjeve.

Covid-19 është një virus, ashpërsia e të cilit po bie gradualisht.

Mendoni pozitivisht!

Ushtroni aktivitet sportiv!

Ushqehuni shëndetshëm!

Dëgjoni muzikë!

Dhe sigurisht, respektoni rregullat Anti-Covid!

Distancë Fiziko-Sociale minimalisht 1 metër.

Mbani një maskë të lehtë FFP1!

Dhe mbani dezinfektant kudo që shkoni!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat