Simptoma më e re e Covid-19 – Të gjitha aromat të duken të shpifura

Shëndetësia

Simptoma më e re e Covid-19 – Të gjitha aromat të duken të shpifura

Më: 1 prill 2021 Në ora: 13:54
Foto ilustrim

Simptoma më e re e koronavirus është konfirmuar tani, dhe është mjaftë në kontrast me simptomat e mëparshme.

Ndryshe nga disa prej simptomave, kjo simptomë po shfaqet gjatë shërimit nga koronavirusi.

Personat që kanë humbur nuhatjen dhe shijen janë duke u përballur me një problem të përbashkët të gjithë: kthimi i aromës nuk po shkon siç duhet.

Ky problem quhet parosmia, është një problem që bën që aromat normale të duken shumë të këqija dhe shpifura.

Disa të prekur nga ky problem kanë thënë se nuhatja e tyre e çorientuar është mjaftë problematike sepse çdo gjë vjen aromë plehrash të prishura.

Zakonisht kjo simptomë shfaqet pas 2 javësh që shfaqen simptomat tjera dhe humbë nuhatja dhe shija. Pra, në kohën kur nuhatja fillon të kthehet.

Disa të tjerë thanë se vazhdimisht ndjenin në hund një aromë të zbehtë sikur qumësht i thartuar.

Disa persona kanë vazhduar të ndjejnë këtë edhe disa muaj pas shërimit, por doktorët thonë se nuk duhet të alarmoheni sepse kjo do të thotë se nuhatja juaj do të kthehet.

Ka pasur raste që tash e një vit e gjysmë që nga shfaqja e pandemisë së koronavirusit nuk kanë mundur të nuhasin më kurrë.

Për ato raste shkenca nuk ka akoma një konfirmim se a do të kthehet nuhatja e tyre ndonjëherë.

Por për rastet që ndjejnë aromë të keqe nga çdo gjë do të thotë se nuhatja e tyre është duke u kthyer ngadalë në normalitet dhe kjo është shenjë shumë e mirë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat