Përfitimet shëndetësore të farave Chia

Shëndetësia

Përfitimet shëndetësore të farave Chia

Më: 22 prill 2021 Në ora: 20:49
Farat Chia

Farat Chia janë reklamuar prej kohësh si një superushqim. Apo mund të përdoren në gatime nga ë të ndryshmet, madje edhe në bukën e pjekur në shtëpi. Farat jo vetëm janë të gjithanshme në gatim, por edhe të shëndetshme.

5 përfitimet shëndetësore që merrni nga konsumi i tyre:

1. Janë shumë të pasur me antioksidantë

Antioksidantët në thelb bëjnë të pamundurën të mundur; ato ngadalësojnë shenjat e plakjes së lëkurës, mbajnë flokët e shëndetshme dhe zvogëlojnë rrezikun e kancerit. Pra, janë burim i molekulave të rinisë.

2. Janë të pasura me fibra

Pothuajse të gjitha karbohidratet në farat Chia janë në të vërtetë fibra. Kjo do të thotë që janë të shëndetshme, duke ju bërë të ndiheni të ngopur dhe duke mbajtur nën kontroll shëndetin e zorrëve tuaja.

3. Janë një burim i rrallë i acideve yndyrore omega-3

Omega-3 është shumë e rëndësishme për shëndetin tonë. Ato sjellin një gamë përfitimesh nga luftimi i depresionit, te përmirësimi i gjumit dhe uljes së rrezikut të sëmundjeve të zemrës. Omega-3 gjendet vetëm në peshk, arra dhe në farat e lirit dhe ato Chia. Mbi gjysma e yndyrës së farës Chia është omega-3, duke e bërë atë një zgjedhje të shkëlqyer.

4. Kanë proteina

Për njerëzit që nuk konsumojnë mish, farat Chia janë të duhurat për t’u ngrënë. Për 2 lugë gjelle fara Chia ka 4 gram proteina. Ju mund ta konsumoni me gjalpë kikiriku në tërshërë dhe ta hani për drekë, në mënyrë që të keni mjaftueshëm energji.

5. Janë burim kalciumi

Besojeni ose jo, por farat Chia kanë më shumë kalcium sesa qumështi. Nëse nuk i konsumoni produktet e qumështit, mund të shtoni fara Chia në dietën tuaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat