Konjuktiviti – një nga simptomat e rralla të COVID-19

Shëndetësia

Konjuktiviti – një nga simptomat e rralla të COVID-19

Më: 23 prill 2021 Në ora: 14:05
Foto ilustrim

Konjuktiviti (skuqje, thatësi dhe kruajtje e syrit) është një nga simptomat më pak të zakonshme të infeksionit të coronavirusit – regjistrohen vetëm rreth 0.8 për qind të rasteve. Por shumë prej tyre kanë të bëjnë me higjienën e duarve.

Ka disa studime që kanë treguar se konjuktiviti ndodh disi më shpesh në pacientët e infektuar me coronavirus, përkatësisht, njëra nga simptomat që mund të shoqërohet me COVID-19 mund të jenë edhe sytë e skuqur. Një pjesë e hulumtimit tregoi se kimoza, ënjtja e konjuktivit ose mbulesa e jashtme e syrit, mund të shoqërohet me coronavirusin, e cila në fakt tregon një reaksion alergjik, thotë okulisti kroat Igor Knezoviq nga Zagrebi.

Si pasojë, ka kuptim t’i lidhim këto simptoma me coronavirusin, por sot ende nuk mund të flasim për frekuencën e këtyre simptomave te njerëzit me COVID-19, thotë ai.

“Duke qenë se kjo është një sëmundje e re dhe fakti që deri më tani është kryer një hulumtim relativisht i shkurtër dhe i kufizuar, ne ende nuk mund të vlerësojmë se në cilën pjesë të pacientëve me coronavirus shfaqet kjo simptomë, por mund të themi se ekziston një korrelacion”, shton ai.

Një nga studimet e kryera në 56.000 pacientë me COVID-19, i cili tregoi se konjuktiviti ishte një nga simptomat më pak të zakonshme (0.8 për qind e rasteve ose 448 pacientë). Ekzistojnë disa studime të tjera në të cilat konjuktiviti është relativisht i rrallë te pacientët me coronavirus, dhe klasifikohet si një simptomë më pak e zakonshme, duke përfshirë dhimbjen e fytit, diarrenë, dhimbjen e kokës, humbjen e shijes ose erës, dhe skuqjen ose njollën e gishtërinjve ose këmbëve, shkruan KP.

Lidhja e mundshme e simptomave me COVID-19 është diskutuar, në fakt, që nga pacientët e parë me coronavirus, kur Wang Guangfa, një specialist në infeksionet e frymëmarrjes në Spitalin Universitar të Pekinit, u diagnostikua me COVID-19 dhe ishte i bindur se virusi kishte hyrë në trupin e tij përmes syve të tij, sepse një nga simptomat që ai kishte ishte inflamacioni i konjuktivit të syrit të majtë.

Guangfa atëherë ishte i vendosur në pretendimin se mbajtja e syzeve duhet të prezantohej si një nga masat për të mbrojtur kundër COVID-19, kryesisht si mbrojtje ndaj prekjes ose fërkimit të gishtërinjve me të cilët prekim sipërfaqet e ndotura, pasi kjo mund t’i hapte rrugë virusit. Bartja e syzeve nuk është detyrim, por një nga udhëzimet e rëndësishme për parandalimin është që nuk duhet t’i prekim sytë me duar para se t’i pastrojmë me ujë dhe sapun, sepse mund të jetë një mënyrë për ta futur virusin në trup përmes membranës mukoze të syrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat