Rënia e sheqerit djersit shuplakat e dorës

Shëndetësia

Rënia e sheqerit djersit shuplakat e dorës

Më: 25 prill 2021 Në ora: 10:22
Foto ilustrim

Shpesh ju mbulojnë djersitjet, pa marrë parasysh stinën e vitit? Ndoshta është koha ta dëgjoni trupin tuaj. Djersitja mund të jetë pasojë e infeksioneve, rënies së nivelit të sheqerit ...

JENI NËN STRES

Sipas aromës së djersitjes, lehtë mund ta kuptoni nëse jeni nën stres. Kur keni të nxehtë, aktivizohen gjëndrat që gjenden në gjithë trupin dhe prodhojnë djersitjen, që kryesisht përbëhet nga uji dhe kripa dhe nuk ka ndonjë aromë të veçantë. Kur jemi nën stres, djersën e prodhojnë gjëndrat apokrife, që gjenden në pjesë të caktuara të trupit, si nën sqetull. Ajo djersë përbëhet nga yndyra dhe proteinat, që përzihen me bakteret në lëkurën tonë dhe krijojnë aromë të keqe.

AROMA E FRIKËS

Hulumtimet kanë treguar se njerëzit mund ta dallojnë çfarë ndieni përmes aromës së djersitjes. Në një eksperiment femrat kanë ndjerë aromën e meshkujve të frikësuar, e aroma ishte e ngjashme gjatë reaksionit të frikës.

RËNIA E SHEQERIT

Djersitja e tepërt është një prej simptomave të rënies së shpejtë të sheqeri në gjak. Këtë problem lehtë do ta zgjidhni me pak çokollatë apo ndonjë ëmbëlsirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat