Mënyra si e mbron vaji i ullirit zemrën

Shëndetësia

Mënyra si e mbron vaji i ullirit zemrën

Më: 4 maj 2021 Në ora: 20:50
Foto ilustrim

Kur njeriu ushqehet, në gjakun e tij rritet niveli i një proteine që njihet si apolipoprotein A-IV, e cila luan një rol të rëndësishëm në parandalimin e atakut në zemër dhe iskemisë.

Rritja e nivelit të kësaj proteine ndodh kryesisht kur njeriu konsumon vaj ulliri ose ushqime me yndyra të pangopura.

Së fundmi, studimet kanë zbuluar se kjo proteinë parandalon edhe bllokimin e enëve të gjakut. Siç transmeton AgroWeb, një gjë e tillë mund të shkaktojë atak në zemër, iskemi ose vdekje të parakohshme.

Arteroskleroza dhe tromboza

Në shumicën e rasteve, ataku në zemër dhe iskemia shkaktohen si pasojë e arterosklerozës. Kjo është një sëmundje që ka të bëjë me bllokimin e enëve të gjakut nga pllakat arterosklerotike të cilat mbivendosen në arterie dhe pengojnë qarkullimin.

Këto pllaka përbëhen nga yndyra, kolesteroli, kalciumi dhe substanca të tjera. Proteina apolipoprotein A-IV pengon bllokimin e enëve të gjakut, duke ndryshuar formën e pllakave që mbivendosen dhe pengojnë qarkullimin.

Kjo proteinë ngadalëson arterosklerozën dhe shmang trombozën. Nivelet e saj janë të larta kur njeriu konsumon yndyra të pangopura, siç është vaji i ullirit.

Të mbrojtur edhe në gjumë

Përveç lidhjes së kësaj proteine me shëndetin e zemrës, shmangien e atakut në zemër apo iskemisë, shkencëtarët zbuluan diçka tjetër interesante. Intensiteti i kësaj proteine në gjak është më i lartë kur njeriu është në gjumë dhe më i ulët kur ai është zgjuar.

Kjo sipas studimeve, do të thotë që njeriu është i mbrojtur kur është në gjumë. Gjasat e një problemi kardiovaskular janë më të mëdha në mëngjes.

Ngrënia e ushqimeve të pasura me yndyra të pangopura bashkë me një gjumë cilësor, krijojnë kushtet e përsosura për uljen e rrezikut të atakut në zemër dhe iskemisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat