Sa të shëndetshme në të vërtetë janë frutat e thata

Shëndetësia

Sa të shëndetshme në të vërtetë janë frutat e thata

Më: 18 maj 2021 Në ora: 22:41
Foto ilustrim

Frutat e thata, pavarësisht nga madhësia e tyre e vogël, mund të jenë një bombë e vërtetë energjie. Arsyeja për këtë është përqindja e madhe e fibrave dhe lëndëve ushqyese që mbeten kur frutat privohen nga uji. Shembulli më i mirë i kësaj janë kajsitë e thata, ku gjysma e filxhanit të këtij fruti të thatë përmban 4.7 gram fibra, ndërsa e njëjta sasi e frutave të freskëta përmban vetëm 1.6 gram.

Frutat e thata janë një burim i mirë i antioksiduesve dhe vitaminave B. Hulumtimet kanë treguar se njerëzit që konsumojnë fruta të thata kanë zakone më të shëndetshme të të ngrënit dhe peshë më të ulët trupore. Duhet të kihet parasysh se përqindja e sheqerit në frutat e thata është më e lartë se në frutat e freskëta. Kjo është arsyeja pse disa njerëz duhet të jenë të kujdesshëm kur konsumojnë fruta të thata. Për shembull, një filxhan rrush të freskët ka 23 gram sheqer dhe 104 kalori, ndërsa e njëjta sasi rrush i thatë ka 116 gram sheqer dhe pesë herë më shumë kalori.

Kur bëhet fjalë për konsumimin e frutave të thata, rekomandohen 15 gramë nga ky frut për vakt. Frutat e thata mund të jenë një meze e lehtë shumë e shëndetshme, veçanërisht nëse kombinohen me arra. Nëse dëshironi të humbni peshë, kujdesuni që të kufizoni marrjen e frutave të thata në mënyrë që të mos ngadalësoni procesin e djegies së dhjamit.

Shmangni frutat e thata të cilave u është shtuar sheqeri gjatë procesit të tharjes, siç është rasti me ananasin dhe frutat e tjerë të ëmbëlsuar.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat