Ushqimi super antioksidant që mbron zemrën

Shëndetësia

Ushqimi super antioksidant që mbron zemrën

Më: 15 qershor 2021 Në ora: 14:26
Foto ilustrim

Të pasura me antioksidantë dhe yndyrna të shëndetshme, ullinjtë ofrojnë disa përfitime për trupin, njëra prej të cilave është mbrojtja ndaj sëmundjeve kardiovaskulare.

Ndryshe nga frutat, ullinjtë kanë një përmbajtje më të lartë yndyre dhe një përmbajtje më të ulët të karbohidrateve . Vetëm 5 ullinj, kanë 88 kalori, përmbajnë 5 gram proteina, 3 gramë fibra dhe 6 gramë yndyrë. Në të njëjtën kohë, me këtë sasi keni mbuluar 53% të marrjes ditore të natriumit. Mund të kenë shumë yndyrë, por 75% e këtyre yndyrnave janë acide yndyrore të pangopura që konsiderohen të dobishme për shëndetin e zemrës duke parandaluar sëmundjet kardiovaskulare.

Gjithashtu, ullinjtë janë një burim shumë i mirë i hekurit, kalciumit dhe bakrit. Marrja e tyre zvogëlon shanset e zhvillimit të anemisë, ndërsa forcon kockat dhe përmirëson funksionin e zemrës. Vitaminat A dhe E gjithashtu kanë një efekt të dobishëm në trup pasi vitamina A ndihmon në mbajtjen e shëndetit të shikimit, ndërsa vitamina E përmirëson shëndetin e zemrës. Midis antioksidantëve që përmbajnë ullinj janë polifenolët, posaçërisht oleuropeina, e cila është përgjegjëse për shijen e hidhur të saj dhe hidroksitirosoli. Të dyja këto substanca kanë veti antioksiduese dhe anti-inflamatore që mbrojnë nga sëmundjet e zemrës dhe madje janë të afta të parandalojnë dëmtimin e ADN-së të shkaktuar nga kanceri. Gjithashtu, ato mund të ulin presionin e gjakut dhe nivelet e kolesterolit.

Acidet yndyrore të pangopura, sipas studimit, zvogëlojnë inflamacionin që shoqërohet me mbipeshë dhe gjasat e zhvillimit të aterosklerozës, një gjendje që mund të çojë në hipertension dhe një rrezik në rritje të goditjes në tru. Ata gjithashtu pengojnë oksidimin e kolesterolit të keq LDL, një proces i lidhur me akumulimin e pllakave aterosklerotike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat