Will Smith e ktheu finalen e “Dancing With the Stars” në një ribashkim të vogël të serialit “The Fresh Prince of Bel-Air”, duke befasuar ish-kolegen e tij, Tatyana Ali, me një mesazh video para shpalljes së fituesve. Aktorja, që luante Ashley Banks, u pa e emocionuar, shkruan E! News.
Në mesazhin e transmetuar të martën në mbrëmje, Smith i dërgoi fjalë mbështetjeje, teksa Tatyana qëndronte pranë partnerit të saj profesionist, Jan Ravnik. Pas finales ajo i tha ABC News: “Nuk e dija për Willin, nuk e dija për Elmon.”
Mesazhe për finalistët dërguan edhe Elmo nga “Sesame Street” dhe will.i.am i Black Eyed Peas, sipas Today. Ribashkimi i “Fresh Prince” u plotësua pjesërisht nga prezantuesi Alfonso Ribeiro, që luante Carlton Banks dhe e drejton emisionin që nga viti 2022.
Tatyana Ali dhe Jan Ravnik u renditën në vendin e katërt, pasi kishin nisur sezonin me 12 pikë në javën e parë.
Trofeun “Mirrorball” e fituan paralimpisti Ezra Frech dhe partnerja e tij Daniella Karagach, ndërsa Frech bëhet fituesi i parë me amputim në historinë e emisionit. Dyshja mori pikët maksimale në tri vallëzimet e finales (90 nga 90). Amber Glenn dhe Pasha Pashkov u renditën të dytët, kurse Connor Wood dhe Rylee Arnold të tretët.