Krijohet “lëkura elektronike” që monitoron ndryshimet në shëndet

Shëndetësia

Krijohet “lëkura elektronike” që monitoron ndryshimet në shëndet

Më: 19 qershor 2021 Në ora: 18:49
Foto ilustrim

Mjekët mund të jenë vetëm pak vjet larg nga vëzhgimi i shenjave vitale të trupit të njeriut përmes një veshjeje elektronike të lëkurës.

Hulumtuesit në Japoni kanë bërë të ditur se janë duke zhvilluar një veshje tejet të hollë që ata po e quajnë “lëkura elektronike” e cila mund të vendoset në hapësirën e gjoksit duke përdorur sprej uji dhe e cila mund të mbahet si e tillë për një javë.

Kjo teknologji është zhvilluar nga Takao Someya, profesor në Universitetin e Tokyos, degën e inxhinieringut, ndërkohë që ka ende kohë që të bëhen prova klinike për të parë efektet e saj.

E bërë nga një material fleksibil, i njohur si alkool polivinil dhe e veshur me një shtresë ari, kjo pajisje ka senzorë të cilët japin sinjale për rrahjet e zemrës dhe për impulset, përmes lëvizjes së muskulit.

Kjo pajisje do ta dërgojë më pas sinjalin në telefonin më të afërt të mençur apo në kompjuter, duke i mundësuar doktorit që t’i monitorojë rezultatet nga distanca.

“Lëkura elektronike është gjenerata tjetër e veshjeve digjitale”, ka thënë Someya për CNN Business.

“Veshjet e zakonshme të sotme janë në formën e orëve inteligjente dhe syzeve, të cilat janë të mëdha. Në të kundërt, lëkura elektronike është e hollë, e lehtë, e shtrirë dhe e qëndrueshme”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat