Pse nënat duhet praktikuar me foshnjen e tyre të porsalindur kontaktin lëkurë me lëkurë?

Shëndetësia

Pse nënat duhet praktikuar me foshnjen e tyre të porsalindur kontaktin lëkurë me lëkurë?

Më: 20 qershor 2021 Në ora: 10:10
Ilustrim

Kontakti lëkurë me lëkurë është një nga teknikat terapeutike që preferohet të bëni me foshnjen tuaj të porsalindur.Kjo teknikë përmban benefite të shumta që ndihmon foshnjen tuaj të ambientohet me botën e jashtme.

Kontakti lëkurë me lëkurë realizohet duke vendosur foshnjen e porsalindur në gjoksin tuaj dhe duke e mbajtur atë për të paktën një (1) orë shkruan VeryWellFamily.

Përmes kësaj teknike ju filloni krijimin e marrëdhënies fizike dhe emocionale me foshnjen tuaj, por gjithashtu kontakti lëkurë me lëkurë sjell edhe shumë benefite tjera si:

-Siguron ngrohtësi

Lëkura juaj sjell ngrohtësi te foshnja juaj, kështu duke stabilizuar tempertaturën e trupit të foshnjes.

-Rregullon frymëmarrjen

Përmes kontaktit lëkurë me lëkurë, frymëmarrja e foshnjes suaj bëhet më e lehtë dhe e qëndrushme.

-Qetëson foshnjen tuaj

Rehatia për të qenë afër nënës i bën foshnjet të ndihen të sigurta.

-Ul ankthin te nënat

Studimet kanë treguar se kontakti lëkurë me lëkurë zvogëlon ankthin te nënat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat