Gishtërinjtë zbulojnë disa nga sëmundjet

Shëndetësia

Gishtërinjtë zbulojnë disa nga sëmundjet

Më: 24 qershor 2021 Në ora: 16:45
Foto ilustrim

Organizmi ynë përdor mënyra të ndryshme të paralajmërimit se diçka nuk është në rregull. Prandaj, para se të shfaqen probleme serioze, mësoni t'i lexoni këto shenja dhe parandaloni sëmundjet. Sipas mjekësisë popullore, deri te sëmundjet e rënda, vjen atëherë kur keni lënë anash paralajmërimet paraprake.

Secili prej nesh ka një aftësi natyrale ta dëgjojë trupin e tij dhe të vjen deri te ndonjë përfundim, për shembull, sipas aromës së djersës, urinës, jashtëqitjes apo gazrave. Në këtë mënyrë, me një stilolaps mund ta kuptoni se me cilin organ keni probleme para se të vjen deri te telashet.

Krejt çfarë duhet të bëni është të bëni presin në pika të caktuara në shuplakë apo shputën e këmbës. Së pari provoni ta gjeni zonën problematike, e më pas duke bërë masazh e caktoni se cilat pjesë të shuplakave apo të shputave kanë më shumë dhimbje. Më pas duke bërë presion, gjeni pikat e dhimbjes.

Pikat ku ndjeni dhimbje mund të trajtohen përmes masazhit. Kjo metodë sidomos është efikase te dhimbjet e kokës, dhimbjeve në shpinë dhe në qafë, e në shumicën rasteve, masazhi, nëse nuk është dhimbje kronike, dhimbjet do të qetësohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat